Olympiacos, D.Zagreb dhe Crvena Zvezda në grupet e Champions, nesër shorti

Olympiacos, D.Zagreb dhe Crvena Zvezda në grupet e Champions, nesër shorti

Olympiacos , Dinamo e Zagrebit dhe Crvena Zvezda janë ekipet që siguruan kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League.

Grekët kishin një rezultat shumë të mirë të ndeshjes së parë pasi e kishin mposhtur Krasnodarin 4-0 dhe në ndeshjen e kthimit play-off fituan edhe në Rusi 2-1 falë një dygolëshi të El Arabi.

Dinamos së Zagrebit i mjaftoi barazimi 1-1 në Norvegji ndaj Rosenborg pasi ndeshjen e parë kroatët e kishin fituar 2-0. Akintola kaloi vendasit në avanatzh por goli i Gojak në pjesën e dytë për Dinamon e Zagrebit mbylli llogaritë e kualifikimit.

Ajo që vuajti më shumë ishte Crvena Zvezda që në Beograd i rezistoi presionit të Young Boys dhe barazoi 1-1. Në Zvicër ekipit ishin ndarë në barazim 2-2 dhe serbët kaluan në fazën e grupeve falë golave në fushën kundërshtare. Sonte është radha e Ajax për të këkruar fazën e grupeve në ndeshjen ndaj APOEL Nicosia ndërsa do luhen edhe takimet Club Brugge-Lask Linz dhe Slavia e Pragës-CFR Cluj. Shorti i fazës së grupeve do të hidhet të enjten në orën 18:00 dhe pritet me shumë interes./Përgatiti, Andi Kapxhiu/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase