PBDNJ konfirmon Petro Gjikurinë në garë për Himarën! Kandidati i opozitës: I kam portat e hapur në Athinë! Jorgo Goro zbatues i urdhrave të qeverisë

PBDNJ konfirmon Petro Gjikurinë në garë për Himarën! Kandidati i opozitës: I kam portat e hapur në Athinë! Jorgo Goro zbatues i urdhrave të qeverisë

Petro Gjikuria

Një shqiptaro-amerikan, minoritar grek, dhe biznesmen i njohur do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Himarë më 4 gusht.

Partia e PBDNJ-së  dhe OMONOIA, kanë konfirmuar kandidaturën e Petro Gjikurisë, ndërsa emrin e tij janë propozuar PD-së dhe aleatëve të saj që të mbështesin emrin e Gjikurisë.

Në deklaratë shkruhet se në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por, sipas tyre, edhe fati i standardeve të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. OMONOIA, në deklaratën e saj e konsideron si rrëmbim dhe dhunim të vullnetit të sovranit heqjen e mandatit nga KQZ ndaj Fredi Belerit.

Pas zyrtarizmit të emrit të tij, vetë Petro Gjikuria në një postim në rrjetet sociale, ka shprehur objektivat e tij në garën për zgjedhje si kryetar i bashkisë Himarë. Gjikuria thotë se ka lindur në Dhërmi, por ka jetuar në Greqi dhe SHBA ku edhe ndodhet aktualisht, ndërsa banorëve të Himarës i premton se ai si kryebashkiak nuk do të jetë një partiak i emëruar që zbaton symbyllur urdhrat, siç shprehet, të atyre që uzurpojnë pronat e banorëve.

'Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh, vendi ynë Himara, Lukova dhe Vranishti kanë mbetur pas ndërsa bota përparon. Një vend i bekuar, me bukuri natyrore mahnitëse, me njerëz të aftë dhe punëtorë që kanë shkëlqyer kudo në botë, sot nuk është i denjë as për mundësitë, as për paraardhësit tanë, as për qytetarët e vet, dhe aq më tepër për fëmijët tanë.

Prej 12 vitesh Bashkia nuk pati forcën të planifikojë dhe materializojë ato çka nevojiten. Një kryetar bashkie partiak, zbatues i urdhrave të qeverisë, shpërdoroi shumë kohë për të bërë shumë pak. Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshonin kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan. Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe Kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie.

Duke parë të gjitha këto dhe pasi mësova për shpalljen e zgjedhjeve vendore në datën 4 gusht, mora vendimin të bëj një hap përpara për vendin, të shpall kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe të kërkoj nga partitë politike, nga shoqatat e ndryshme dhe nga çdo bashkëqytetar të mbështesë këtë kandidaturë dhe të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës.

Kam lindur në Dhërmi dhe vij nga një familje që ka luftuar për dy gjëra të shenjta: për Vendin dhe për Demokracinë. Kam punuar fort në Greqi dhe në SHBA dhe kam mësuar shumë duke punuar në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë. Këto dije dhe eksperienca dëshiroj t’i vendos në funksion të vendit tim, duke punuar së bashku me bashkëqytetarët e mi për mirëqenien dhe zhvillimin e Himarës në të gjitha fushat.

Në datën 4 gusht nuk votojmë për të zgjedhur Kryeministër, votojmë për Kryetar Bashkie! Votojmë për të nesërmen e Himarës! E nesërmja në Bashkinë Himarë nuk do të ketë përjashtime, nuk do të ketë fëmijë të nënës dhe njerkës, banorë të përhershëm dhe të përkohshëm, socialistë dhe demokratë, tanët dhe të atyre.

Nuk do të ketë korrupsion, nuk do të ketë pasiguri për pasurinë e çdo qytetari, nuk do të ketë Kryebashkiak të emëruar që zbaton verbërisht urdhrat e të gjithë atyre që duan të uzurpojnë pronat tona, ngado qofshin ata.

Jemi të gjithë banorë të Himarës dhe nuk duhet të lejojmë askënd të na përçajë, sado lart qoftë ai. Mbi të gjitha dhe para së gjithash është interesi i zonës! E nesërmja për Bashkinë Himarë ka program, atë që vendosën qytetarët me shumicë votash në maj të vitit të kaluar.

E nesërmja ka punë, ka zgjidhje, ka investime, ka Evropë, ka Demokraci, të cilën para së gjithash e garanton kryetari i Bashkisë. Ka Kryebashkiak që do të ketë porta të hapura në Tiranë, në Bruksel, në Athinë, por edhe në Uashington, për të kërkuar më të mirën për të nesërmen e Himarës.

Me këto fjalë kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj!’- shkruan Gjikuria në rrjetet sociale.

Përplasja që Fredi Beleri solli mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se i ka intimiduar si mazhorancën edhe opozitën, duke vënë përballë në një garë jo dhe aq të lehtë, dy minoritar grekë, Petro Gjikurinë e demokratëve dhe Vangjel Tavon e socialistëve. Kandidatura e Tavos përflitej qysh më herët, por u zyrtarizua vetëm pas mbledhjes së kryesisë së PS më 8 korrik 2024.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 13/07/2024 16:23

    Dhe jà,doli qarte dhe hapur:-ne Athine i Ka dyert e hapura.Pra bashkia Himares varet nga Athina dhe do ti sherbeve dyerve te hapura te Athines .Dhe Saliu,Iliri qe e mbeshtesin i Kane dyert te hapura ne Athines.Ndersa te paret e Himarioteve luftuan kunder grekut per Shqiperine,Duke hyre ne histori si "zemra e laberise",sot himariote do te luftoje per helenizimin e Himares .Ah mor Vranisht,Mor Vranisht,te beri Himara me ...Bisht.Si t'ha njeri nga Vranishti dikur:-" jam nga Vlora une,madje nga Vranishti"

    Përgjigju
  • Lami: 12/07/2024 23:07

    Po pse ore nga Athina do të komandohesh ti?Ti qënke koqe kandari.

    Përgjigju
  • Mirditorë re malaka: 12/07/2024 14:15

    Gjikuri prej Mirditet, edhe sot gjen. Interesant se si per ne mirditorët e sotëm, mirditorët e Himarës na jan ba grekë. Ndoshta do duhet me msu edhe ne pak greqisht e me marr naj pasaportë e me ik prej kti vendi.

    Përgjigju
    • emigranti: 12/07/2024 15:52

      dukesh qe je historian i kulluar. Ai na qenka mirditor dhe eshte bere grek. Po mirditore qe jane bere italiane ka? Po gjermane jane bere? Amerikane nga Mirdita ka? Keshtu qe mos ja fut p0rdhes kot.

  • emigranti: 11/07/2024 18:01

    me ne fund del nje emer himarjot, pas mercenareve dhe militanteve partiake. Ju qe nuk keni lidhje me Himaren mos hani mvt kot. Himarjotet le ta vendosin vete se cilin duan.

    Përgjigju
  • KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/07/2024 18:01

    O çfar antishqiptar i tērbuar ēshtë Sali Bajga. Shikoni çfar wc vē pēr kandidat futeni mor qenin bastard sali Bajgēn në burg.

    Përgjigju
  • emigranti: 11/07/2024 18:00

    me ne fund del nje emer himarjot, pas mercenareve dhe militanteve partiake. Ju qe nuk keni lidhje me Himaren mos hani m_u_t kot. Himarjotet le ta vendosin vete se cilin duan.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/07/2024 15:42

    Himara e bregu përgjithësisht ësht populluar nga Veriorët e pjesa më dërrmuese Mirdita.Se di se si kta Gjikënura,Gjikëkuria,Gjondedaj etj etj etj të pretendohen grek . Një zot lart e di. Gjithsesi politika kishte munsi të zgjidhte një puro shqipëtar për një tokë puro shqiptare e popullume historikisht nga shqiptarë. 300 € shum shpejt do u dalë boja por duhet dhe pak sa të vin patriotë në krye të shtetit

    Përgjigju
  • Diku: 11/07/2024 14:47

    Keta pleherat e pd vetem nga emeri qe ka duket se cfare greku eshte,Petri Gjikuria. Put ne te sat eme. Hidheni ne det keta pleherat se felliqen kombin shqipetar.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 11/07/2024 13:31

    Mind ti kesh te hapura portat ne athine dhe uashinton por ne shqiptaret dime tja u mbyllim portat si athines dhe uashingtonit tend , mos shit pordhe se do ti pini vete .Do tju tregojme se kush eshte Himara ,tradhetaret e kombit i var ne litar

    Përgjigju
  • Naim Himarioti: 11/07/2024 12:42

    Si do tisherbeje Himares ky,kur hapur deklaron anesi?! Unfortunatly you you are sided with Greeks,even genetically you are Albanian. E ke shitur veten...e ke gjymtuar per nje kauze te qelbur fashiste greke.Koha e injoranteve dhe sherbetoreve bythelepirasve greke ne Himare.Por ti do te humbesh,sepse je nje pacavurre greke,sherbetor dhe i gjunjezuar .Turp per Himaren tone ta drejtoje nje sherbetor i Panepirit.Servil,i shitur,bended.

    Përgjigju
    • Na thuaj: 12/07/2024 23:46

      ndonje emer himarioti te famshem krenar per shqiptarizmin. Di ndonje? Pervec komunistave te felliqur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale