Himara voton në 4 gusht/ PS zyrtarizon kandidaturën, Vangjel Tavo në garë për kryetar bashkie! PD ende pa emër

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Mbledhja e kryesisë, e cila nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nisi rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm (8 korrik), ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili vlerësoi figurën e Tavos, ndërsa tha se do të ketë një garë elektorale të qetë.

‘Në zbatim të statutit të PS dhe normave tona të brendshme, vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga Bashkia e Himarës, për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat i PS-së në garën për kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë.

Figura e Vangjel Tavos vjen si një figurë e cila është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu edhe përfaqësuese e atij komuniteti. 4 Gushti është shumë afër. Ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në Bashkinë e Himarës’, tha Klosi.  

Emri i Vangjel Tavos, minoritar grek, u lakua edhe në fillim të këtij viti, si kandidat i socialistëve për bashkinë e Himarës. Me 13 mars Tavo u emërua prefekt i qarkut të Vlorës, ndërsa do të duhet të japë dorëheqjen nga kjo detyrë në mënyrë që të kandidojë për bashkinë e Himarës. Vangjel Tavo më herët ka qenë deputet i LSI (sot PL) dhe ministër i Shëndetësisë (2012-2013).

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve. Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s'ka vendimarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.

KQZ vendosi dje heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor. Menjëherë Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:10
Shtyhet Kongresi Zgjedhor i PS-së, do të mbahet me 27 korrik

1720423343_edirama.jpg

Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila vendosi kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë së Himarës. 

Ndërkohë Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit zgjedhor më 27 korrik, teksa fillimisht ishte planifikuar që të mbahej më 20 korrik.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peshkop Arbnori: 08/07/2024 10:16

    Si shqiptar që jam, Tavon do e votoja edhe në Tropojë apo kudo të kandidohej në Shqipëri. Një njeri që bashkon, me zemër të madhe dhe i aftë në atë që bën. Shpurrni ato etnonacionalistat e agimit të artë në Shqipëri. Shqiptarët dhe grekët s'kanë probleme. Vetem në Athinë nxjerrin të tilla artificialisht për përllogaritje të brendshme miope. Jemi krenarë për grekët tanë në Shqipëri, ku shumica dërrmuese janë si Tavo, njerëz me integritet.

    Përgjigju
    • Arben: 08/07/2024 12:57

      Tavo eshte edhe grek edhe ka qene i forti i LSI per disa vite! Nuk eshte aq i paster edhe ky!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim