Nëntë vite më parë u nda nga jeta një nga ikonat pop më me influencë të shekullit të XX-të, Michael Jackson.
Me muzikën dhe jetën e tij, ky artist i madh ka frymëzuar shumë artistë të tjerë, ku në kujtim të Jackson janë bërë pjesë të ekspozitës së tij në Londër, “On the Wall”.
Me anë të veprave ofrohen interpretime të ndryshme duke u përqëndryar në atë që artistët e kanë përjetësuar Jackson gjatë jetës së tij.
Në ekspozitë ka gjithashtu të ekspozuar veshje dhe sende që i përkisnin artistit të madh.
Ekspozita është kuruar nga Nicholas Cullinan, drejtor i galerisë së arteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e hapur deri më 21 tetor.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 21 tetor, para se të nis turneun në Francë, Gjermani dhe Finlandë.