Për të gjithë të apasionuarit pas kinomatografisë, ‘Open Cinema’ ka zbarkuar në Gjirokastër. Filmat shqiptarë dhe të huaj do të jenë në qendër të aktivitetit, por nuk do të mungojnë as muzika shqiptare, vallet tradicionale dhe homazhet për figura të shquara të filmave shqiptarë.
Për producentin, njëherazi kineastin, Skender Jace, të tilla aktivitete kanë për qëllim edukimin artistik.
“Open Cinema është në edicionin e saj të 5. Po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Gjejmë rastin të promovojmë këta filma. Ajo që është e veçante na bën që të kujtojmë dhe kineastët, regjisorët që kanë ndërruar jetë. Mendojmë që të krijojmë një atmosferë kësaj vere të nxehtë”, tha kineasti, Skënder Jaçe.
Sipas përgjegjëses së turizmit, pranë Bashkisë Gjirokastër, Loena Bakuli, ky event ka ndikim pozitiv edhe në turizëm gjatë këtij sezoni veror.
“Aktiviteti ndërthuret me programe muzikore. Është një aktivitet që i përqaset gushti meqë është muaji më veror. Do zgjasë për tre ditë radhazi dhe nuk mund të neglizhoheshin dhe homazhet. Është në vazhdën dhe ciklin e aktiviteteve të përjavshme për të gjallëruar këtë sezon”, u shpreh përgjegjësi i turizmit, pranë Bashkisë Gjirokastër, Loena Bakuli.
Kinemaja shëtitëse e cila është në edicionin e saj të pestë, do të vijojë rrugëtimin deri në fund të muajit gusht, ku nuk do të mungojnë edhe performancat e këngëtarëve mjaft të njohur.