Open Science nga Philip Morris jep arsye për të lënë përfundimisht cigaret

Open Science nga Philip Morris jep arsye për të lënë përfundimisht cigaret

Konferenca Open Science e Philip Morris International ishte një diskutim i hapur për rëndësinë që kanë të dhënat mbi përdoruesit e produkteve pa tym dhe duhanpirësve në përmirësimin e shëndetit publik.

Kompania, e cila viteve të fundit ka shpenzuar jo pak por 8,1 miliardë dollarë për të gjetur alternativa inovative që të zëvendësojnë cigaret, është mes një transforimimi i cili përballet me shumë sfida, qofshin ato legjislative po ashtu edhe sociale.

“Ne në Philip Morris International jemi zotuar të zëvendësojmë cigaret me alternativa më të mira sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë epokë të distancës sociale dhe konferencave në internet, ne kemi krijuar këtë hapësirë për të ndarë rezultatet tona shkencore hapur me komunitetin shkencor.”, shkruhet në sajtin zyrtar pmiscience.com, të dizajnuar posaçërisht për të ndarë me të tjerët gjetjet shkencore të kompanisë.

Më e fundit, ka qenë një pajisje e cila e ngroh duhanin, e quajtur IQOS. Produkti me ngrohje u hodh në treg fillimisht në Japoni e më pas në Itali, ndërsa 5 vite më vonë, gjendet në 64 tregje dhe, sipas të dhënave të publikuara në dhjetor, 19 milion njerëz në botë janë përdorues të IQOS duke hequr dorë nga cigaret tradicionale.

“Më e mira që një duhanpirës mund të bëjë, është ta lërë duhanin dhe nikotinën komplet. Por ne e dimë që shumica prej tyre nuk e bëjnë.”, u shpreh Gizelle Baker- zëvendës presidente globale e shkencës në PMI, “Edhe pse këto produkte nuk janë pa risk, ato e ekspozojnë përdoruesin ndaj më pak toksinave se cigaret tradicionale.”

Ajo u ndal tek rëndësia që ka studimi mbi mënyrën si përdoren alternativat pa tym, për të kuptuar sjelljen e përdoruesve.

“Nëse një njeri thjesht zëvendëson gjysmën e cigareve me cigare elektronike, kështu nuk ia del të përfitojë të mirat e kalimit nga cigare në alternativë.”, u shpreh Baker, “Pra, nuk është produkti problem, është sjellja e përdoruesit.”

“Gjëja më e rëndësishme për një duhanpirës, është që të ndalojë së piri cigare përfundimisht.”

I ftuar për të diskutuar në këtë panel ishte edhe Pierpaolo Magnani, drejtues global i të dhënave mbi sjelljet dhe legjislacionin në PMI. Për Z. Magnani, studimet që bëhen në lidhje me sjelljen e duhanpirësve dhe atë të përdoruesve të alternativave të tjera përmbajnë kontradikta, çfarë nuk ndihmon në të paturit të dhëna që me të vërtetë sjellin të kuptuarit të sjelljeve.

“Nëse pi pak cigare gjatë jetës, kategorizohesh si jo-duhanpirës. Nëse provon cigaren elektronike një herë, kategorizohesh si përdorues i cigares elektronike.”, tha ai, “Nëse dikush pi cigare elektronike, por ndez një cigare tradicionale një herë në sa kohë, duhet të konsiderohet një përdorues i të dyjave.”

Thënë kjo, Pierpaolo Magnani risolli në vëmendje Japoninë, një shembull suksesi që tregon rëndësinë e njohjes së produkteve me ngrohje si një kategori më vete, për përmirësimin e shëndetit publik. Që nga prezantimi i alternativave me ngrohje në 2015-ën, Japonia ka treguar rënie drastike të përdoruesve të cigareve klasike, duke shënuar rënie prej 10% në shitjen e cigareve tradicionale çdo vit.

“Japonia është një ndër vendet e para ku autoritetet e shëndetit publik kanë nisur t’i kategorizojnë më vete këto produkte”, nënvijëzoi Magnani, teksa vazhdoi të tregojë sesa i rëndësishëm është kategorizimi i veçantë: “Kemi parë në studimet tona se përdoruesit e IQOS që e perceptojnë si atë një produkt më pak të rrezikshëm, janë më të prirur të kalojnë krejtësisht në IQOS.”

Diskutimi u zgjerua edhe tek nikotina, një prej çështjeve kyçe kur vjen fjala për të kuptuar reduktimin e dëmit të duhanit.

 “Kur flasim për nikotinën në produkte dhe për nikotinën më vete, janë dy gjëra të ndryshme.”, theksoi Giselle Baker, “Ne e dimë se nikotina luan rol në varësi, nuk është pa risk, por nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanin.  Kur mendojmë për duhanpirësit, nikotina mund të ketë efektin e mirë se mund t’i ndihmojë ata të lënë cigaren, përmes kalimit në alternativa që përmbajnë nikotinë.”

Zëvendës presidenti i të dhënave mbi sjelljet dhe legjislacionin, Antonio Ramazzotti, kujtoi se ka studime që tregojnë se shumë njerëz kanë lënë plotësisht cigaret tradicionale duke kaluar në produkte me ngrohje.

“Kalimi në një produkt pa tym, është një ndryshim i thellë në sjellje. Përshtatja me shijen e IQOS, produkt i cili nuk e djeg duhanin, por e ngroh, është pjesë e procesit. Përshtatja me këtë shije është mjaft e thjeshtë, përreth një javë, kur ti e lë plotësisht cigaren. Ka përdorues të cilët nuk e lënë plotësisht cigaren, ndaj edhe ndryshimet e shijes vazhdojnë të jenë të dukshme për ta.”

“Por, ne kemi studime që tregojnë se shumica e përdoruesve të IQOS e kanë lënë plotësisht cigaren.”

Konferenca u mbajt online, në sajtin zyrtar të PMI Science, dhe u drejtua nga drejtuesja shkencore e PMI për Amerikën Latine dhe Kanadanë, Andrea Kostantini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë