FDA: IQOS është një sistem për ngrohjen e duhanit me risk të modifikuar

FDA: IQOS është një sistem për ngrohjen e duhanit me risk të modifikuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA) ka vendosur që IQOS, një produkt i kompanisë  së duhanit, Philip Morris International, që ngroh por nuk djeg duhanin, mund të klasifikohet si një "produkt me rrezik të modifikuar të duhanit" (MRTP) dhe që informimi i konsumatorëve për ekspozimin e zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdoret kjo pajisje, është në përputhje me promovimin e shëndetit publik.

Sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS është produkti i parë dhe i vetëm elektronik që përdor nikotinë dhe të cilin FDA e ka klasifikuar në kategorinë e "produkteve me rrezik të modifikuar", duke shpjeguar vendimin e tij me përfundimet e mëposhtme:

-IQOS ngroh por nuk djeg duhanin;

-Përdorimi i kësaj pajisje ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme;

-Hulumtimi shkencor konfirmon që një kalim i plotë nga cigare klasike në IQOS, zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

 "Ky vendim i FDA përfaqëson një moment historik në fushën e shëndetit publik, në pjesën e parandalimit të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit. Kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në konsensusin shkencor në rritje, që IQOS është një zgjedhje më e mirë sesa të vazhdosh të pish duhan" tha Radmilo Vlaćić, Menaxher i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë, duke shtuar se „sistemi i ngrohjes së duhanit, IQOS, është thellësisht i ndryshëm nga korniza rregullatore e cigareve tradicionale, siç njihet dhe nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA në këtë vendim.

Bashkëpunimi midis qeverive dhe organizatave që kujdesen për shëndetin publik, siç u demonstrua me këtë rast në Shtetet e Bashkuara, do të përshpejtonte kalimin e duhanpirësve të rritur në produkte që janë një zgjedhje më e mirë për shëndetin e tyre. E vetmja mundësi për të mos rrezikuar, mbetet që asnjëherë të mos filloni ose të lini plotësisht të gjitha produktet e nikotinës. Por për ata që nuk i lënë, më e mira që mund të bëjnë është të kalojnë plotësisht në produktet e kontrolluara, me baza shkencore, pa tym.

Që nga 31 Mars 2020, 10.6 milionë duhanpirës në të gjithë botën, kanë hequr dorë plotësisht nga cigaret dhe janë transferuar në IQOS ", shtoi Vlaćić duke përfunduar se risitë si IQOS, mund të përshpejtojnë në mënyrë dramatike uljen e numrit të duhanpirësve, që është një mundësi e shekullit, që nuk duhet humbur.“

Vendimi për dhënien e lejes Philip Morris pas aplikimit MRTP për të klasifikuar sistemin IQOS si një produkt për duhanin me rrezik të modifikuar, pasoi një analizë gjithëpërfshirëse të dokumentacionit të gjerë shkencor, që kompania i paraqiti agjencisë në Dhjetor 2016. Ky vendim u parapri me miratimin e FDA nga Prilli 2019, i cili mundësoi komercializimin e IQOS në tregun Amerikan.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja