Opera gazmore “Cosi fan tutte”
më 21 qershor në Teatrin e Operas

Opera gazmore “Cosi fan tutte”<br />më 21 qershor në Teatrin e Operas
Opera gazmore, “Cossi fan tutte” e Mozartit do të ngjitet mbrëmjen e 21 qershorit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. 

Regjisori Nikolin Gurakuqi pohon se “Cossi fan tutte” mbetet një nga kryeveprat e Moxartit, nga e cila mund të mësojnë të gjithë të dashuruarit. 

“Cossi fan tutte” e kompozuar nga Moxart zbulon në skenë gjithë brishtësinë e qenies njerëzore, duke ndërthurur joshjen, erotikën dhe mashtrimin dashuror.

Publiku do të ndjekë gjatë premierës magjinë e muzikës moxartiane ndërthurur me historinë e mprehtë dhe intriguese të një basti të rrezikshëm. 

Opera “Cossi fan tutte” do të ngjitet në skenë me interpretues të talentuar të operës si Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armando Likaj, Dorina Selimaj, etj

Kjo premierë do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 23 e 25 qershor.

opera cosi fan

opera cosi fan

opera cosi fan

opera cosi fan

opera cosi fan

Regjizori Nikolin Gurakuqi
Regjizori Nikolin Gurakuqi


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm