Opera “Rigoletto”, ja pse ka
kaq sukses, nesër premiera 

Opera “Rigoletto”, ja pse ka<br />kaq sukses, nesër premiera 
Mbrëmë ishin provat gjenerale dhe lajmi i mirë është se nesër publiku i Tiranës do të ndjek një nga premierat shqiptare më të suksesshme të “Rigolettos”, të ngjitur në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
 
Vepra me regji të Nikolin Gurakuqit pati sukses falë interpretimeve të mira të aktorëve Linda Kazani, baritonit gjeorgjian Gotcha Abdulaze, tenorit nga Kirgizstani, Jenish Ysmanov, mezzosopranos Vikena Kamenica, etj.

Opera %u201CRigoletto%u201D

Kjo opera është konceptuar të jetë pa një atdhe të caktuar, por që aktualizon luftën kundër korrupsionit. Për të tretën herë, regjia e “Rigolettos” i besohet Nikolin Gurakuqit. Pas shfaqjes së 1994-ës dhe 2005-ës, regjisori e zhvendos operën e Giuseppe Verdit në të tashmen.

E konceptuar të jetë pa një shtet të caktuar “Rigoletto” është historia që përsëritet. Regjisori Nikolin Gurakuqi ka arritur të organizojë zërat më të mirë në një premierë, të ardhur nga skaje të ndryshme të botës.

Opera %u201CRigoletto%u201D

"Pas 150 vitesh kur premiera u vu në Itali, fenomeni i korrupsionit, njeriut të pushtetshëm dhe ndëshkimit të të pafajshmit nuk ka ndryshuar," -thotë regjisori. Gjetjet skenike, harmonizimi i zërave të këngëtarëve me njëri-tjetrin, ekzekutimet dramatike në harmoni shënuan një sukses të ri të “Rigolettos”.

Ka një arsye më tepër që kjo premierë tingëllon e freskët dhe e sjellë bukur në kohë. Në “Rigoletton” shqiptare janë bashkuar zërat më të bukur si sopranoja shqiptare me karrierë ndërkombëtare Linda Kazani që këndon Xhildën. Një Xhilda që të përul deri në thellësi të ndjesive të një vajze të varfër por shumë fisnike. Kazani këndon me hijeshi dhe elegancë çdo frazë të personazhit.

Opera %u201CRigoletto%u201D

Në provat gjenerale publiku mërmëriste muzikë me të dhe ndjente dhimbjen e saj. Linda Kazani pasohet me një “Rigoletto” me një zë melodioz. Ai është baritoni gjeorgjian Gotcha Abdulaze. Një hijeshi të madhe i kanë dhënë skenës tenori nga Kirgizstani, Jenish Ysmanov. Çfarë elegance kishte në lëvizjet dhe gjestet, dhe zëri që rridhte si një gurgullimë kroi. Pastaj më e mahnitshme se kurrë ishte Vikena Kamenica, që këngën dhe aktrimin e kishte aq harmonioze.

Opera %u201CRigoletto%u201D

Këngëtarë dhe aktorë të gjithë si ansambël kanë krijuar imazhe të bukura në këtë premierë. Regjisori Gurakuqi i ka vënë vulën këtij suksesi me pranimin e një skene me pak elementë, por me shumë këngë, shumë muzikë, shumë melodi. Aty ishte Verdi vet. Te Rigoletto, këndojnë aktorët, e duke i ndjekur të këndon zemra. “Rigoletto” do të ringjitet në skenë për publikun nga 21 janari deri më 25 Janar. /Report TV/

Opera %u201CRigoletto%u201D
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro

Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro