ROMË- Dy shqiptarë nga Maqedonia janë vënë në pranga gjatë një operacioni anti-Isis në Romë.
 
Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Maqellara, 41-vjeçari i njohur si Carlito Brigande dhe 26-vjeçari Abdulla Kurtishi.

Po ashtu në prangat e karabinierëve është vënë edhe një tunizian 29-vjeçari Firas Barhoumi.
 
Sipas mediave italiane tre të arrestuarit thuhet se po planifikonin që të bashkoheshin për të luftuar për ISIS, ndërsa tuniziani besohet se ka luftuar më parë në Irak.

Hetimet për kapjen e tyre kishin nisur në nëntorin e vitit të kaluar. Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën disa letra të shkruara në gjuhën arabe dhe materiale të tjera, me shkrim dore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)