Ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në orët e para të mëngjesit ndërmorën operacione në 23 adresa në 13 rajone me qendër Küçükçekmece dhe Bağcılar.
Në operacionin e ndërmarrë me mbështetjen e helikopterëve të policisë, ekipeve të forcave Speciale dhe Forcave Kundër Trazirave u ndaluan 15 persona anëtarë të YDG/H, strukturës rinore të organizatës terroriste PKK, ku dyshohet se ishin përgatitur për të kryer akte.
Gjatë kontrolleve u konfiskuan 1 pistoletë pa leje, një numër i madh fishekësh, si dhe materiale me natyrë organizative dhe materiale dixhitale.
Të dyshuarit pasi u kaluan në kontrollin shëndetësor në spitalin në Haseki u dërguan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të Stambollit.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )