Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës kapin velierën me rreth 1 ton kanabis! 3 skafe çuan drogën nga bregdeti! 5 të arrestuar, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas

Rreth 1 ton kanabis është sekuestruar nga një operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Vlorës dhe Gurdia di Finanzias, që kishte si destinacion Italinë. Si rezultat i operacionit kanë rënë në pranga 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim.

Në një deklaratë për mediat policia dha detaje nga operacioni 'Syri'. Tre shqiptarët dyshohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur. Transporti i drogës është bërë një ditë më parë, rreth orës 15:00. Ata kanë ngarkuar drogën në velierën që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

Në pranga kanë rënë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç, Qemal Pekmezi, 19 vjeç, të cilët janë arrestuar në Vlorë. Si edhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj, 33 vjeç. Nga Guardia di Finanzia janë arrestuar dy ukrainasit Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Policia ka sekuestruar tre skafet që u përdorën nga shqiptarët për të transportuar drogën drejt velierës. Skafet u gjetën në banesën e Saverjo Imeraj, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi kanabisi, 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se janë të vendosur për të vijuar luftën kundër narkotikëve. 

Guardia di Finanza ndalon velierën me drogën në bord

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Sigurohen pamjet nga ajri nga guardia di Finanzia të skafit me rreth 1 ton drogë drejt velierës

1659964308_7d92624852cd4fc7892a6df7dc19f0e0.jpg

Tre shqiptarët dyshohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur. Ata kanë ngarkuar drogën në velierën që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

Report Tv siguron pamjet nga lart tq operacionit të guardia di Finanzias me 1 ton drogë

1659964325_9e15c71754a14e43aad19a94666e0b30.jpg

Ora 14:27
U sekuestruan 1 ton kanabis, Ministri i Brendshëm: Përgëzime oficerëve shqiptarë dhe italianë, do vijojmë luftën kundër narkotikëve

1659959309_Screenshot22.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit mes Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanzias, që çoi në sekuestrimin e rreth 1 ton kanabisi. Çuçi ka përshëndetur operacionin ndërsa ka përgëzuar edhe oficerët shqiptarë e italianë. Ministri shprehet se do të vijojnë luftën kundër narkotikëve.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.

Ora 13:47
Operacioni në Vlorë/ Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, ja EMRAT e të arrestuarve

1659957935_WhatsAppImage20220808at1.22.46PM.jpeg

Gjatë operacionit anti drogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanzia u arrestuan 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një u shpall në kërkim.

Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Ora 13:46
VIDEO/ U sekuestrua rreth 1 ton kanabis, dalin pamjet e operacionit! Skafet, të arrestuarit dhe droga e ndarë në pako

 

992 kilogramët e kanabisit të kapura në ujërat e Jonit ishin të ndara në 153 pako. Policia ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit, skafet e sekuestruara dhe droga.

Ora 13:40
‘Syri’, ‘Elio’ dhe ‘Amantia’, ja 3 skafet që transportuan 1 ton kanabis nga bregu shqiptar drejt Velierës me ukrainas

1659958861_Screenshot1.jpg

Këto janë 3 skafet të cilat janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis, që e priste veliera që drejtohej nga 2 ukrainas.

3 shqiptarët dhe 2 ukrainas janë vënë në pranga.

Ora 13:31
Detaje nga operacioni në Vlorë/ 3 skafe dërguan rreth 1 ton kanabis në një velierë, kishin destinacion Italinë, 5 në pranga dhe 1 në kërkim  

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti-drogë i zhvilluar në Vlorë. Policia e shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë më dije se janë arrestuar 5 persona, 3 të rinj shqiptarë dhe dy ukrainas. Shqiptarët  transportuan 990 kg kanabis me tre skafe në një velierë që i prisnin dy ukrainas, në Gjirin e Arushës. Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.

"Finalizohet me sukses megaoperacioni policor ndërkombëtar i koduar “SYRI”.   Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.    

Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka.  Sekuestrohen rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë. Vihen në pranga nga Policia e Vlorës, 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.   Gjithashtu, vihen në pranga nga Guardia di Finanza, 2 drejtuesit e mjetit lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.  Sekuestrohen nga Policia e Vlorës, 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.  

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për goditjen e tentativave për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe koordinimit të veprimeve me GDF-në dhe Zyrën e Interforcës Italiane, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u finalizua me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Delta Forcë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, bazuar në informacionet e marra  nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit se disa shtetas kishin transportuar drejt një mjeti lundrues, një sasi lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar koduar “SYRI”. 
 
Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj. Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike, me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit.  Nga Policia e Vlorës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt keta banues në Vlorë. 
 
Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase. Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë. Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako.   
 
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. I., në Vlorë, shërbimet e DVP Vlorë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike. Ky operacion është tregues i qartë i bashkëpunimit mjaft të mirë me GDF, Zyrën e Interforce së Policisë Italiane dhe Oficerët e Policisë Italiane pranë QNOD, si dhe i masave të marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike", thuhet në njoftim. 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanezi: 08/08/2022 21:15

    O zullum llumi. Po pse shan apo je zyrtar ose i mer mamit lekt e dashnorit qe ben oferten e tel.

    Përgjigju
  • Cunat e Vlores: 08/08/2022 17:46

    Eshte e pa tolerueshme qe keto pepinot nuk po na lene rehat as ne shtepine tone. Shteti duhet te nderhyje dhe te beje dicka.

    Përgjigju
  • Albanezi: 08/08/2022 15:05

    Po mir o vellezer albanez ca te keqe u gjeti juve se keta djem ben kete pun. Vete deshen ta benin vete e pesuan. Mos te meremi me komete per keta po te meremi me ata qe vjedhin taksat tona. Ketyre mavrive zoti ja u lecofte dhimbjen se si ben gje te keqe shqiperise. Shikoni na ata qe u vjedhin taksat tuaja. Lerini keta mavrit

    Përgjigju
    • Parruca: 08/08/2022 18:01

      Plaga me e madhe e ekonomise shqiptare jane pikerisht leku i piset i cdo lloji, si ai qe vjen nga parate e droges dhe ai i korrupsionit. Me keto para te pisa per ti pastruar blihen prona imobiliare, gje qe sjell rritjen e cmimeve ne menyre katastrofike dhe pa lidhje me ekonomine reale. E njejta gje vlen per te gjitha kostot e jeteses. Kjo sjell nje pamundesi per te jetuar denjesisht per dike qe jeton me burime te ndershme. Kjo shtyn njerezit te emigrojne masivisht, dhe po e kthen Shqiperine ne nje shkretetire demografike. Pas 50 vitesh shqiptaret do jene minoritet ne trojet ku jetuan te pakten 3 mije vjet.

    • O Zullum: 08/08/2022 15:46

      Albanez qenke rk po si nuk na bekan ne asgje me leket e tyre te ndyra!? Apo edhe ti kshu i ke ber me keto marifete e ke kap ndonje plazh tani e gomone o fisq

  • vlora: 08/08/2022 14:46

    me mir tja kishe futur nje pordhe.... o Arberor. ku e bleve gjithe kete fantasi????????????????

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/08/2022 13:10

    A e di o shqiptarë se 70% e kanabisit vie nga Vojvodina (serbia) nga plantacionit më i madhë në Europ e që është në pronsi të vucicit dhe Edvin shkjaut shqipfolës. Ky ështé balkani i tyre i hapur, për këtë arsye vllezerit Vucic Rama don ta legalizojn këtë drog.

    Përgjigju
    • Lala: 08/08/2022 18:53

      Te lumte e paske measuar shqipen..plantacion thuhet she Jo pllantazh..e shikon QE te Kan Ber mir komentet e Mia daku.ke fillu me fol.shqip si shqiptaret.tani I ke fshef gjurmet.nuk ngaterrohesh me Serb a rus a kinez a Ku Di un CA je ti

    • Jugu: 08/08/2022 16:07

      Arberor shqipfolesi nuk rri dote pa shkruar idjotesira si è si te shaj ramen,,si duket nuk I japin nenshtetesin shqiptare ketij femije kosovari..

    • A. N.: 08/08/2022 14:47

      Edhe ne kohen e Enverit behej trafik droge nga vete shteti kshq nuk habitemi fare per kete gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale