Forca të shumta të Policisë së Durrësit, bastisën një lokal në qytet, në një operacion të gjerë kundër shpërndarjes së drogës. Nga kontrollet, një prej personave iu gjet sasi lënde narkotike kanabis sativa të fshehura në pantallona. Nga kontrolli në banesa në operacionin “Cleaning 3”, një tjetri iu gjet kanabis në një çantë shpine.

Përmes këtij operacioni të Antidrogës së Durrësit, u arrestuan 12 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, pas firmosjes së masave të sigurisë “arrest në burg” me vendim gjykate.

Policia njofton se pas hetimeve që zgjatën për disa muaj dhe provave të siguruara u bë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale të personave të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogës, kryesisht në lokale dhe ambiente të tjera në afërsi apo pranë gjimnazeve në qytetin e Durrësit, punë të paligjshme të cilën e kryenin në bashkëpunim.

Fabrizzio Asllanaj, 30 vjeç, dyshohet se është organizator i grupit kriminal të shpërndarjes, u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë 11 vepra penale, nga prodhimi dhe shitja e narkotikëve deri te kontrabanda e mallrave dhe punësimi i paligjshëm. Pjesa tjetër e personave të arrestuar akuzohen për drogë dhe 2 prej tyre edhe për mbajtje të armëve të ftohta.

Në këtë operacion të gjerë të Antidrogës, u sekuestruan 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 celularë; 3 thika; 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë. Policia ka dyshime se grupi i shpërndarjes së drogës është më i gjerë, ndërsa po punohet për sigurimin e provave të tjera për goditjen e tyre.

Të arrestuarit:
Në kërkim:
B. M
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 21/11/2025 09:54

    Kjo ndodh në çdo gjimnaz në Tiranë gjatë gjith ditës ,nuk e kuptoj si nuk i shikon policia,te gjimnazi Besnik Sykja i ke aty edhe në orë të vona...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?