Një operacion i Policisë në Elbasan, së bashku me Policinë e Shkodrës ka çuar në goditjen e një grupi që dyshohej se merrej me trafik droge.

Në aksionin e zhvilluar gjatë mbrëmjes të së martës, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, u arrestuan në flagrancë tre persona. Gjatë operacionit mësohet se është plagosur lehtë edhe një polic.

Burime per Report tv bëjnë me dije se gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Bradashesh të Elbasanit u sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë.

Policia nuk ka dalë akoma me një deklaratë për mediat, por po hetohet për përsona të tjerë të përfshirë në këtë grup.