KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, mbrëmjen e kaluar, ndërsa është goditur një grup prej 44 personash që kultivonin dhe shpërndanin drogë. Ky grup është goditur pas 6 muajsh hetime të zhvilluara nga autoritetet, në vazhdën e 2 megaoperacioneve "Knock Doën" të finalizuara 1 vit më parë.

Si rezultat i operacionit kanë rënë 16 persona në pranga, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 24 persona janë nën hetim. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë. Dy prej të arrestuarave janë kapur në flagrancë 3 ditë më parë, bëhet fjalë për Minella Pleqi e Gjergji Renja.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Të ndaluar me masë sigurie "Arrest në burg" nga Gjykata

Të arrestuar në flagrancë

Të shpallur në kërkim shtetasit:

E. K; M. D; dhe E. N.

Të proceduar në gjendje të lirë 24 shtetas të tjerë.

U sekuestrua

  • - 388 gramë kokainë e ndarë në doza;
  • - 9 kilogramë kanabis;
  • - 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;
  • - 9 automjete;
  • - 28 aparate celular;
  • - 6 peshore elektronike;
  • - një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;
  • -fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.