Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar.

Të dyja projektet u përkasin dy studiove nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja.

“Mirëmëngjes, dhe me projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, në Konkursin Ndërkombëtar për 'Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore', organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit "Air Albania", aty ku sot ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Halluli” që u propozua nga Rojkind Arquitectos.

Janë tri kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca, teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.

Projekti i ri për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i propozuar nga Taller Hector Barroso do të realizohet në një zonë tjetër, të njohur si Vilat Gjermane, në afro 5 mijë metra katrorë. Koncepti kryesor është ai i godinave jo më shumë se tre kate dhe shtëpizave të ndara sipas nevojave të fëmijëve e administratës, si dhe hapësira të gjelbra.

Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?