Policia e Korçës po zhvillon një operacion antidrogë, për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se deri më tani në pranga ka rënë një person, të cilit gjatë kontrolleve të automjetit dhe banesës i janë gjetur doza kokaine, shuma parash, armë të ftohta dhe fishekë.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle në disa banesa të tjerë, për të dyshuar të tjerë.

Pritet komunikata zyrtare nga policia për të kuptuar më shumë detaje mbi operacionin.