Rreth 910 bimë kanabis janë asgjësuar nga uniformat blu, pasi u gjetën të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës. Kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 34-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 910 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 973 bimë narkotike kanabis.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)