4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat

TIRANË-4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

SPAK, D.I.A, EUROJUST dhe Antimafia italiane kanë konkretizuar një operacion të suksesshëm të koduar 'Shpirti' duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane. 38 janë urdhër-arrestet që janë lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët që janë duke ekzekutuar sot 24 janë lë në burg, 4 'arrest shtëpie'. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër te Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë.

Janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Emrat e zbuluar deri tani që janë arrestuar

Me arrest në burg

  • Aleks Memaj
  • Jovan Memaj
  • Aleksandwr Neço
  • Shkwlzen Kamberi
  • Benard Tahiraj
  • Mereglen Çaçi
  • Erind Hysomenaj
  • Klajdi Ademi
  • Toni Kushi
  • Erion Hoxhara
  • Çezar Gjomemo
  • Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës
  • Malton Lleshi
  • Shkwlzen Dacci
  • Eltion Bregasi
  • Paul (Agustin) Deda, shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri
  • Hekuran Marku, shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri
  • Hamid Seferi
  • Leonidha Sejdiaj
  • Ilir Gaba
  • Geri Zylyftari
  • Erlind Zylyfttari
  • Artan Zylyftari
  • Festim Lela, Ish-oficeri i policisë, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie

  • Luan Zylyftari
  • Artur Krasniqi, punonjës i policisë së Kavajës
  • Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit
  • Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

Strukturat e përfshirë në operacion

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Policisë Shqiptare, Agjensite e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po zbatojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e të DDA-së të Barit, – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga anëtari  kombëtar i palës italiane, një vendim mase sigurie të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 personave të konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë dhe Eurojust-it (Organizëm që mbështet kooperimin gjyqësor dhe luftën kundër formave të rënda të kriminalitetit transnacional), i cili i ka dhënë mundësinë personelit të DIA-s së Barit dhe Autoriteteve Shqiptare, Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit të zgjerojnë hetimet, duke u mbështetur në rolin thelbesor të koordimit të siguruar nga Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias e Anti-terrorizmit.

Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme.Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit, ku u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete e para cash.

Prokurori i Antimafias italiane, De Raho,. kreu i SPAK, Arben Kraja, përfaqësues të D.I.A, përfaqësues të EUROJUST dhe policisë shqiptare zhvilluan një konferencë për shtyp, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë. Ata vlerësuan bashëpunimin e mirë dhe punën e shkëlqyer të SPAK. 

 

 

 

VIDEO dhe Foto nga aksioni

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Sot u sekuestrua nga SPAK, pak kohë më parë Braçe denoncoi çmimet e ‘kripura’ tek restoranti ‘Alto Mare’: Levreku s'kushton askund 50 mijë lekë

Restoranti ‘Alto Mare’ në Golem, i cili është një prej aseteve të sekuestruara në kuadër të operacionit ‘Shpirti’, pasi dyshohet si pasuri e krijuar nga përfitimet e aktivitetit kriminal, është denoncuar më parë nga zv.kryeministri Erion Braçe për çmimet e larta.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatura është e restorantit ‘Alto Mare’, ku viheshin re çmimet e kripura si dhe abuzimet nga ana ligjore.

Në faturë vihej re se qytetarët kishin konsumuar edhe dater, një lloj midhje  e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe theksonte se kjo nuk kushton askund kaq shumë.

Sipas SPAK restoranti është pronë e Saimir Kurtit, me prejardhje nga aktiviteti kriminal. Sakaq 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Foto e publikuar nga Braçe

 

Ora 14:01
VIDEO/ 200 policë të armatosur 'gjer në dhëmbë', si u prangosën të akuzuarit për trafik droge! E para herë që policia zbulon fytyrat'! Një pistoletë poshtë kolltukut

 

Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje dhe ka shpërndarë pamje në lidhje me operacionin për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga GKKO për megaperacionin "Shpirti". Në operacionet e arrestimeve janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special RENEA, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.  Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash.

Njëri prej personave të arrestuar është gjetur në shtëpi i zhveshur, dhe policët i kanë dhënë kohën për tu bërë gati. 

Duhet thënë që është e hera e parë që policia e shtetit sjell në njoftim pamje te operacioneve të arrestimit të personave me fytyra të pambuluara. 

Ora 13:46
Megaoperacioni, mes aseteve të sekuestruara edhe restoranti ‘Alto Mare’ në Golem

Një nga pasuritë e sekuestruara në kuadër të megaoperacionit ndërkombëtar anti-drogë, të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane është edhe restoranti ‘Alto Mare’, në Golem, Kavajë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se restoranti është në emër të nipit të Saimir Kurtit. Ky i fundit me detyre drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, u arrestua sot në kuadër të operacionit ‘Shpirti’. Sipas SPAK restoranti është pronë e Saimir Kurtit, me prejardhje nga aktiviteti kriminal. Sakaq 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Ora 12:00
Report TV zbardh emrat, kush janë 28 të arrestuarit e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Report Tv ka zbardhur emrat e personave të përfshirë në trafikun e drogës të cilët u vunë në pranga në kuadër të mega-operacionit ‘Shpirti’.

Në arrest me burg janë lënë:

  • Aleks Memaj
  • Jovan Memaj
  • Aleksandër Neço
  • Shkëlzen Kamberi
  • Benard Tahiraj
  • Mereglen Çaçi
  • Erind Hysomenaj
  • Klajdi Ademi
  • Toni Kushi
  • Erion Hoxhara
  • Çezar Gjomemo
  • Sajmir Kurti
  • Malton Lleshi 
  • Shkëlzen Daci
  • Eltion Bregasi
  • Paul (Agustin) Deda
  • Hekuran Marku
  • Hamid Seferi
  • Leonidha Sejdiaj
  • Ilir Gaba
  • Geri Zylyftari
  • Erlind Zylyfttari 
  • Artan Zylyftari
  • Festim Lela

Arrest Shtëpie

  • Luan Zylyftari
  • Artur Krasniqi
  • Ilirjan Balla
  • Maksim Sota
Ora 11:24
Megaoperacioni/ U shkatërruan 4 grupe kriminale, 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë me rol të rëndësishëm në trafik! 4 milionë euro pasuri e sekuestruar

1625217716_Screenshot2.jpg

Një prej prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara, ka dhënë detaje të forta. Sipas tij hetimi është kryer në kuadër të një skuadër të përbashkët hetimore, edhe me kolegët italianë.  Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas shtrirjen në disa qytete të Italisë dhe disa vende të Evropës. Kanabis, heroinë, kokainë apo edhe lëndë të tjera narkotike.

Janë sekuestruar 6 tonë substancë narkotike.  Janë dhënë masa sigurie për më shumë se 80 persona.   Janë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar dhe kanë dhënë të dhëna të rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë të grupeve kriminale, por kanë pasur një rol të rëndësishëm në përbërjen e këtyre grupeve.

Është dokumentuar i gjithë rrjeti, që nga kultivimi, magazinimi,. trafikimi dhe shpërndarja e drogës në Itali.  E dyta në kohë reale është ndjekur edhe një hetim pasuruar, dhe janë sekuestruar pasuritë që janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal apo edhe të ardhura të tjera të fituara në mënyrë të paligjshme.

Janë zbuluar shumë policë të përfshirë direkt në trafik.  Sot janë sekuestruar një numër shumë i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, në Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera. Pasuritë janë 12 të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro  si restorante, hotele, supermarkete, troje ndërtimi etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare dhe disa pasuri të tjera që në fakt kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh.  Janë evidentuar edhe 2 episode të tjera, për njërin është bërë dorëzimi i kontrolluar i drogës.  Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve të struktura kriminale.

Ora 11:18
Operacioni ‘Shpirti’, dy të arrestuar shoqërues të Saimir Tahirit në kohën kur ishte ministër i Brendshëm

Gjatë konferencës mes krerëve të prokurorisë shqiptare dhe atyre italianë për operacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’, u bë me dije se 24 persona janë në burg dhe 4 të tjerë janë me masën ‘Arrest shtëpie’. Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

Ndërkohë masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, edhe për një administrator publik (drejtor), një prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjës të tjerë policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale, në vitin 2016, me detyrën e pjestarëve të grupit të shoqërimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, të arrestuar tashmë, janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Ora 11:14
Drejtuesi i Prokurorisë së Antimafias në Bari: Vetëm duke bashkëpunuar mund të godasim krimin e organizuar

Drejtuesi i prokurorisë së Antimafia të Barit, Roberto Rossi tha se sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane dhe ja dolëm që të kemi rezultate.

Rossi tha se problemi i kriminalitetit midis vendeve është një problem i përbashkët, dhe se vetëm duke bashkëpunuar mund të kemi rezultate. Rossi tha se do të vijojnë që të bashkëpunojnë dhe se më pak të lumtur për këtë bashkëpunim do të jenë organizatat kriminale.

‘Sot është një ditë e mirë, midis dy autoriteteve shqiptare dhe italiane dhe ja dolëm që të kemi një rezultat. Problemi i kriminalitetit midis vendeve është një problem i përbashkët. Vetëm duke bashkëpunuar bashkë mund të kemi rezultate. Kur punojmë bashkë, kemi dhënë një kontribut që vlen për të gjithë. Nuk do të flasim më për bashkëpunim por për një punë të krye së bashku. Ka vetëm një bashkësi që godet krimin e organizuar. Sot është një ditë e mirë dhe duhet tu themi faleminderit vëllezërve shqiptare. Po punohet prej 3 vitesh dhe do të punojmë bashkë për shumë kohë, dhe kjo do të na bëjë të lumtur. Më pak të lumtur do të jenë organizatat kriminale.’- tha Rosi.

Ora 11:12
Drejtori i DIA: Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në nivele maksimale, presim hetuesit e BKH për trajnim në Bari

 

Drejtori i përgjithshëm i DIA, Maurizoi Vallone ka vlerësuar në nivele maksimale bashkëpunimin me autoritet shqiptare në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, ndërsa rezultatet e operacionit "Shpirti' i konsideroi si shumë të rëndësishme. Ai ftoi po ashtu hetuesit e BKH për trajnim në Bari të Italisë, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar gjithmonë me autoritetet shqiptare.

"Bashkëpunimi me autoritet shqiptare është në një nivel shumë të lartë, ndihemi si në shtëpi në Shqipëri, hetuesit tanë.  DIA do të jetë gjithmonë krah autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre italiane, për të suportuar operacionet investigative ndërkombëtare. Raporti me Shqipërinë është një raport preferencial, rezultatet janë vërtetë të suksesshëm si ky i sotmi. Ju ftojmë për fazën e trajnimit të magjistratëve tuaj dhe oficerëve tuaj këtu në Bari dhe do jemi gjithmonë të gatshëm për të punuar me autoritet shqiptare për të mundur kriminalitetin ndërkombëtarë dhe të organizuar", u shpreh Vallone.

Ora 11:05
EUROJUST: Grupet mafioze shqiptare dhe italiane, janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror

 

Drejtuesi i EUROJUST për Italinë, Filippo Spiezia, ka thënë sot gjatë konferencës për shtyp mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare pas operacionit "Shpirti", është shprehur se lufta kundër krimit ka një rrugë të gjatë përpara pasi grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror.

"Bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe shqiptarë ishte një model shumë i lartë. Ky model është perfeksionuar, sepse kemi përmirësuar skuadrën  përbashkët hetimore. Kemi thyer barrierat territoriale midis Shqipërisë edhe Italisë. Është një model edhe në kuadrin europian

Ka një dëshmi të çmuar për të gjithë qytetarët e ndershëm italianë dhe shqiptarë. Pa ndaluar pastrimin e parasë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.

Puna është shumë e gjatë. Grupet mafioze shqiptare dhe italiane janë në nivelet më të larta të kriminalitetit botëror. Ndaj ky rrugëtim i joni duhet të vijë kështu siç është bërë deri tani", tha ai.

 

 

Ora 10:58
Shefi i Antimafias italiane, De Raho: SPAK punë të jashtëzakonshme, është shkatërruar një organizatë me shtrirje ndërkombëtare

Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka thënë fjalë të mëdha për bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve italiane që kanë konkluduar edhe në suksesin e këtij operacioni të sotëm me lëshimin e 38 urdhër-arresteve.  De Raho tha se sot u arrit një objektiv madhor.

"Dua të përshëndes shefin e SPAK, Arben Kraja, të cilin e komplimentoj. Operacioni që SPAK po çon përpara tanimë nga shumë kohë që kur Kraja ka marrë drejtimin e kësaj zyre janë të rëndësie të veçantë. Dua të nënvizoj se ky operacion ndjek atë të para pak muajve. Dua të them se edhe një herë bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është veçanërisht intensiv, i ngushtë dhe konstant. Dua të nënvizoj se prej kohësh kemi përgjegjshmërinë të bashkëpunojmë me respektin që lidh dy zyrat për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Sot është arritja e një objektivi që tregon se si bashkë arrijmë të ndjekim edhe aspekte që lidhen me 'pabesinë' e disa institucioneve mbi të cilat vendet tona duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Kemi bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi ynë Itali-Shqipëri konsiston të forcojmë strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin e organizuar. Ndaj edhe strukturat duhet të mbështesin. Dua të vlerësoj edhe DIA dhe policinë shqiptare që kanë bërë një detyre të një delikatese të jashtëzakonshme. Është arritur të shkatërrohet një organizatë me një shtrirje ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të operojmë së bashku. Arben Kraja me ekipin e tij ka një kapacitet të jashtëzakonshëm në drejtim të hetimit".- tha De Raho.

Ora 10:50
Shkatërrimi i organizatës ndërkombëtare të drogës, kreu i SPAK jep detaje: Është evidentuar i gjithë 'zinxhiri' , që nga prodhimi idrogës, te trafikimi

 

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacion ndërkombëtar të anti-drogës, ku si rezultat u arrestuan 38 persona. Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritet italiane, Kraja u shpreh se ka patur një shkëmbim të menjëhershëm informacionesh me palën italiane, duke bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni. Ai theksoi se u bë e mundur zbulimi i të gjithë hallkave të këtij 'zinxhiri' të trafikut të drogës, që nga prodhimi dhe më pas dërgimi në Itali.

"Një shkëmbim i menjëhershëm informacioni dhe shumë të suksesshëm, e rëndësishme në grumbullimin dhe administrimin e provave dhe arritjen e një konkulzioni konkret, ekzekutimin e 28 masave të arrestit sot, të dhëna na SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri nga prodhimi dhe transporti i lëndëve narkotike në Itali.  Është evidentuar dhe provuar përfshira e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti duke favorizuar aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për prokurorë, zëvendës policie, administratorë të pushtetit lokal dhe janë sekuestruar pasuri të konsiderueshëm me disa miliona euro vlerë. Gjithashtu një tregues i rëndësishëm që dua të vlerësoj është bashkëpunimi i dëshmitarëve të drejtësisë që kanë bashkëpunuar. Kemi ngritur akuza edhe për pastrim parash. Para një viti ne ishim në një konferencë në Romë, ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe në atë takim theksova se do i shkojmë deri në fund këtij hetimi dhe kush është i përfshirë do mbajë përgjegjësi, përfshirë edhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe kemi bërë më të mirë", tha Kraja.

Ora 10:37
Operacioni anti-drogë, trafiku drejtohej nga dy familje mafioze me bazë në Kavajë dhe Vlorë

Foto ilustruese

38 personat për të cilët SPAK ka nxjerrë urdhër arresti, drejtoheshin nga dy familje mafioze, me bazë në Kavajë dhe në Vlorë. Operacioni i koduar 'Shpirti' shkatërroi organizatën ndërkombëtare të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku ishin të përfshirë 38 persona, 10 prej të cilëve u arrestuan më parë.

Ora 09:09
Të përfshirë në trafik droge dhe korrupsion, arrestohet prokurori i Vlorës, Maksim Sota! Në pranga edhe shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se në kuadër të operacionit anti-drogë Shqipëri-Itali është vënë në pranga prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Sakaq është arrestuar Ilirjan Balla, ish-nën drejtor i Vlorës, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit. Këto dy aktualisht janë në ‘arrest shtëpie’. Po ashtu është arrestuar Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajës, i akuzuar për plagosjen e tre personave. Sakaq është arrestuar edhe Festim Lelaj, ish nënkomisar i Policisë së Fierit, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. 

Ora 08:32
Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, të arrestuar prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë publik

Report Tv mëson se në kuadër të operacionit antidrogë Shqipëri-Itali janë vënë në pranga prokurorë, drejtues policisë si dhe zyrtarë të lartë publik. Nga 38 urdhër-arrestet, 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, 10 të arrestuar më herët.

Bazat e grupit kriminal të goditur janë në Vlorë, Kavajës, Tepelenë, Lazarat dhe në Tiranë. Grupi kriminal vijonte trafikun e drogës edhe pas goditjes së dy operacioneve të mëparshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Migjen: 02/07/2021 23:55

    I mori me vete Lani te gjith keta vetem se nuk donte ti paguante leket e burgut ati ne Itali qe nga inati u be pentito.Tani do ja marin te gjitha me Lokal magazin fabriken e kafes

    Përgjigju
  • Agron: 02/07/2021 20:40

    Ore mire keta,po ish drejtori i durresit perlat cullhai i cili menaxhonte drogen per qarkun durres ,ku ndarja ishte 50:50 me ministrin tahiri,pastaj nga 50 / 25:25 perlati me mojsi sulen/ 25/ ndahej 50:50 mojsi sula - elton zemani,dhe pjesa tjeter sklleverit e droges ne durres dhe kruje .(sa per inf elton zemani ishte shef krimesh ne kruje dhe djali i xhaxhait arber zemani ishte shef tek perlati ne durres te dy keta zemanet menaxhere droge nga tepelena miq te sajmir tahirit dhe te dy akoma jane ne poste drejtuese ne polici ).pa hequt keto lloj oficerash nga policia nuk besoj se do rregullohet ndonjeher ai vend.

    Përgjigju
  • andi: 02/07/2021 17:17

    prap saje qorri.. si pohonte KM na hengren keta palo kushurinje e tani do thote na hengren keta shoqeruesit.gjithesesi duhet thene bravo cuna bravo

    Përgjigju
  • Bicikleta: 02/07/2021 16:10

    Kafshate qe s'kaperdihet,ashte per ne o shoke "MJERIMI"

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 02/07/2021 15:37

    Shume mire si akcion ( bravo hetuesve etj) - mirepo besomni edhe 100 grupe tjera shume me te rrezikshme jane andej pari - po ske cka i bon kadal dale duhet qeruar.

    Përgjigju
  • Faik: 02/07/2021 15:13

    Të RROJ ANTI MAFIA ITALIANE , se po të jetë pèr Arben Krajën qé do té mbahet mend vetëm pèr kèrkesèn e PAGAAVE tè LARTA me 6 MIJÉ €URO nè MUAJ tè PROKURORÈVE tè SPAK , SHQIPÈRIA NUK do tè bénte KURRÈ HAJÈR !!! POR i kapi ITALIA dhe ANTI MAFIA ata 4 BANDITÈT atje nè ITALI dhe i kthehu nè tè PENDUAR !!! RESPEKTE pèr ANTI MAFIAN e ITALISÈ !!! SPAK deri tani ZERO , ZERO , ZERO , ZERO , ZERO PUNÈ !!! SPAK i PAFUQISHËM dhe të KORRUPTUAR !!! VETÉM kur i KAP ANTI MAFIA ITALIANE dhe kur ju SHKUL VESHIN YURI KIM dhe USA , atèherè FILLON dhe LËVIZ edhe SPAK me Arben Krajën e 6 MIJË €UROVE në MUAJ PAGË , të PAJUSTIFIKUESHME !!! RESPEKTE pèr ANTI MAFIEN ITALIANE , YURI KIM , DASH dhe PRESIDENTIN AMERIKAN , që NUK e TOLEROJNÈ mè KURRÈ KORRUPSIONIN dhe KRIMIN e ORGANIZUAR !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Arusha: 02/07/2021 13:13

    Ariu ti hash ate qe sthuhet ,sa per ate pruror pleren qe te paska dhembur shume , te mbeti afera pergjysem , ik e coji cigaret po edhe motern tende ta mbaje me garjet .

    Përgjigju
  • Lideri Global: 02/07/2021 12:44

    28/01/2017, 11:56:47: Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiranë ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle në momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelonë dhe Londer me kokahine dhe prostitucion. 28/01/2017, 11:57:18: Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me emër tjeter ne Itali. 28/01/2017, 11:58:00: Bujar Trimi miku i familjes se Sajmir Tahirit eshte shofer prane parkut te ministris rendit,eshte kapur nga policia gjermane per grabitje banke me grupin e Yzberishtit ne Mynih,i kane bere atentat tek pallati me shigjeta para disa viteve dhe edhte krahu i djathtes i karteles se grupit te Selites qe eshte me burgim te perjetshem per disa vrasje. 28/01/2017, 11:58:41: Agim Sinani ka qene shofer prane parkut ministrise rendit,e hoqen pasi i doli vertetimi i penalitetit i denuar pasi ka qene ne burg per vrasje dhe pjestar i bandes se Selites.dhe Tahiri,e coj me pune tek taks forca ne Kesh tek miku i ngusht i tahirit tek Vahit Sina nga Tepelena drejtor ne Kesh, 28/01/2017, 11:59:14: Bledar Bodlli nga Yzberishti dhe ky mik i Tahirit ka qene i denuar dhe eshte lidhje e Tahirit dhe e krenar Cenollarit ish kryetari i minibashkis Kombinat ,pa shkolle dhe i emeruar nga Tahiri me Shkb tek Arben Skendaj drejtori i shkb ish sigurims.’ Rrofte Rilindja dhe zgjedhjet e 25 Prillit te njohura nga USA dhe BE

    Përgjigju
    • Ajet: 02/07/2021 16:29

      Duhet shume ne fakt per te kuptuar qe Sajmir Tahiri eshte kreu i meduzes se hashashit. Tepelenizoi policine ne menyre te frikshme dhe bashkepunoi me trafikantet ne menyre te suksesshme deri kur operacioni Rosa Dei Venti e nxorri zbuluar publikisht per here te pare. Ministri aktual i brendshem eshte nga kryesoret qe nuk lejoi arestimin dhe kontrollin e shtepise te ish ministrit trafikant ne parlament. Cfare i duhet ende SPAK per te ngritur akuze te re dhe te prangose Tahirin???? 860.mije euro.ne makinen e trafikantit Armand Lilo me shofer Orest Soten bashke me patentat e skafit te Tahirit nuk ju mjaftuan?? Audi i perdorur nga trafikantet nuk mjaftoi. Drejtoret dhe shefat e policise te vendosur dhe promovuar nga Tahiri nuk ju mjaftoi? Tani do thote qe edhe bodyguardet nuk i njihja mire ose nuk i takoja fare. Ferma dhe investimi luxoz ne Berzhite i Tahirit nuk i mjafton akoma Spaku-t?? Cenollari me dosje manipulimesh ne hipoteke, me dosje rryshfetesh duke shitur vende pune, me graden e komisarit per kanabisin per zonen operative permet - skrapar - kufiri me tepelenen nuk ju mjafton? Po restorantin e peshkut te maskuar ne emer te vellait te gruas ju mjafton? Ky eshte Cenollari burri i shoqes se ngushte te Tahirit. Kjo eshte kryesia e bandes se trafikut, gjobevenies dhe vrasjeve ne Tirane dhe me pas ne te gjithe shqiperine. Apo harruat pergjimin kur Tahiri i betohej Besos se Taiwanit se nuk kishte gisht ne kapjen e 2.5 ton hashash ne portin e durresit ku u arestua vellai i ketij te fundit. Tahiri & Co e ka derdhur kupen, duhet izoluar ne burg dhe ti sekuestrohet cdo qindarke e droges.

  • Qytetari: 02/07/2021 12:35

    Atehere thashethemet qe Saimir Tahiri ishte koka e nje grupi qe mblidhnin hashash neper Shqiperi dhe qe vetem ata qe e shisnin hashashin te ky grup lejoheshin te mbillnin nuk paskerkane qene aq fantazi. Saimir Plehra, ministri kampion. Ja keto dine vendet e Evropes qe nuk na i hapin negociatat dhe nxjerirn per kortezi justifikime te tjera.

    Përgjigju
  • Alb: 02/07/2021 12:26

    Pse keta prokuroret edhe kur bejn vrasje me arrest shpie perfundojn,akuza eshte shperdorim detyre,trafik droge personi dhe mund te arratiset si mund te japesh arrest shpie per krime dhe element qe kan cenuar shoqerin dhe perbejn rrezik akoma.

    Përgjigju
  • anna: 02/07/2021 11:10

    Keto maskarenje cfare nuk kane bere me pushtetin e tyre per te mbrojtur trafiqet e tyre .kane arrestuar denuar dhe ndoshta kane vdekur dhe shume te pafajshem apo per nje cigare hashash jane denuar me vite dhe keto superkriminel krenoheshin para Amerikes e Europes qe po luftojme dhe denojme trafikun.Zoti ju denofte perveq ligjit

    Përgjigju
  • Vlora: 02/07/2021 09:57

    Mase e gjen belaja ate Maksim Soten se qe nga un i pari dhe populli vlores vetem lek ka mar ska dy dit me kerkoj 5000€ dhe ja dhash ju befshin ilace.

    Përgjigju
    • Zabit amerik: 03/07/2021 01:29

      Ilace tu befshin ty! Trego ku ti ka marre e si e jo me llafe kot. Se ju shqiptaret e shqiperise vetem te fajesoni kot me kot dini.

    • @Ilia: 02/07/2021 16:32

      O Ilia trafikanti po ti perse nuk del me emer dhe mbiemer te q. motren dhe gruan keta te Anti mafias? Ik ore mi gjirizi megjithe Maks trafikantin. Ju erdhi ora te hani m*t tani.

    • Durresi: 02/07/2021 14:28

      Pse ja dhe? I kishe teper? Apo fajtor dhe deshe te shpetosh?? Je njelloj mut si ky

    • Ilia: 02/07/2021 14:06

      Kujt ia ke dhene o rob q., dil me emer dhe mbiemer app te ka q motren maxi

  • Scutari: 02/07/2021 09:55

    Nuk e keni kuptuar!! Ka qene grupi kriminal qe ka shtyre Maksim Soten, te aspironte te bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme dhe jo deshira e tij!! Keshtu funksionon, nje njeri ne drejtori te policise dhe nje ne prokurori per te qene te furnizuar me informacion per situaten!! Te gjithe grupet e kane nga nje ne keto agjenci, perfshi edhe SHISH, por puna eshte te zbulohen...Bile kane arritur deri aty sa te rekrutojne persona dhe ti dergojne me studime ne shkollen e policise/juridik per ti promovuar me pas ne postet ku ju duhen...

    Përgjigju
  • Alma Musaraj: 02/07/2021 09:32

    Prokuror plehre qe shantazhonte me funksionin . Mori ate qe meritonte dhe pas tij edhe çerat qe i vinin pas avazit .

    Përgjigju
    • Zabit amerik: 03/07/2021 01:30

      Uaaa, e njifke mire ti moj alma?

    • Sotiri: 02/07/2021 15:46

      Ariu ti hash ate qe sthuhet .Te paska dhembur shum ku prokuror plera se me sa duket te mbeti afera pa mbyllur .coji cigaret ne burg edhe grun tente ti bej fresk.

    • Ariu: 02/07/2021 09:50

      Alma ja paske kërkuar më duket, po ti je si mullar prandaj sja ka ndier me ty...

  • Timi: 02/07/2021 08:56

    Po u fut antimafia italiane ka mbaru puna. Jo si keta tanet qe kapin tregtaret ambulante me speca e domate ne rruge. Gje tjeter si japin dot dum. As sherret e shezllonave nuk zgjidhin dot

    Përgjigju
  • shefqeti: 02/07/2021 08:55

    ishalla kane shkuar ne shijak :P apo atje nuk guxojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri