TIRANË- Një operacion antidrogë në Tiranë, ka çuar në pranga dy të rinj dhe kapjen e 1 kg kokainë, e cila nëse do shitej në treg kapte vlerën 270 mijë euro. Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi 20 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan pas 6 muajsh ndjekjeje e përgjimesh.

Klajdi Serjani rezulton edhe nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për blutë e Tiranës i dënuar më parë për gjobëvënie, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2015, ndërsa njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit.

Dy të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një mjet luksoz mbrëmjen e 8 dhjetorit. Agjentët e vëzhguan Klajdi Serjanin teksa drejtonte një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”. Në një moment, ai lë timonin, zbret nga makina, dhe merr në sediljen e pasme, një pako. Efektivët e ndaluan 24-vjeçarin pranë kthesës së Kamës te terminali i autobusëve dhe brenda pakos u gjet  1 kg e 50 gramë kokainë.

Operacioni policor u kodua “Fam Fanz” për shkak të mbishkrimeve të njëjta mbi pakon me drogë, vlera e së cilës nëse hidhej në treg arrinte në 270 mijë euro.

Policia thotë në një njoftim zyrtar, se kokaina shpërndahej në qytetin e Tiranës, kryesisht te ish-parku, që njihet si zona e Emiljano Shullazit. Nipi i Pajtim Serjanit shfaq jetën e luksit edhe në rrjetin social TikTok, me mjete luksoze, tufa eurosh apo edhe jeta e natës në vende luksi.

Përveç pakos me kokainë, u sekuestrua një shumë parash dhe celularët e dy të arrestuarve. Policia thotë se po punon për të kapur personat të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

"Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro). Policia ka kapur në flagrancë  2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fam Fanz".  

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Serjani , 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kastriotët", automjetin me drejtues shtetasin Klajdi Serjani , dhe pasagjer shtetasin Euxhenjo Manushi Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Klajdi Serjani , shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë", njofton policia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
U kap me 1 kg kokainë, 20-vjeçari është djali i muzikantit të njohur

Klaudio Serjani dhe Euxhenjo Manushi janë dy të rinjtë që arrestuan pasi u kapën me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë euro. Serjani është nipi i Pajtim Serjanit, ndërkohë mësohet që Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit, Adi Sybardhi.

20-vjeçari Manushi ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga Serjani teksa u kapën me drogë. Vetë muzikanti Sybardhi, ka reaguar në Facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: "Allahu te begatoftë shpirti babit".

Postimi i muzikantit në Facebook
Ora 11:48
VIDEOLAJM/ ‘Tufa’ eurosh e mjete luksoze, jeta e ‘shfrenuar’ e nipit të Pajtim Serjanit në TikTok! VIDEO edhe me Kozakun

Një 24-vjeçar, Klajdi Serjani u arrestua bashkë me shokun e tij teksa lëviznin me një mjet luksoz në të cilin kishin 1 kg kokainë. Nëse droga do të shitej në treg kapte vlerën e 270 mijë eurove.

Kaljdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit, i dënuar për gjobëvënie dhe njihet si mik i Emiljano Shullazit. I riu reklamonte jetë luksi në rrjetin e tij social TikTok.

Në videot që publikonte në këtë media sociale, ai dallohet me mjete luksoze e të shtrenjta, ndërsa nuk mungojnë as tufat me euro që i reklamon në TikTok, si edhe jeta e natës në vende luksi.

Në një video po ashtu shfaqet me Kozak Bracin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok. 

Ora 11:18
Sot i arrestuan nipin për drogë, kush është Pajtim Serjani! Mik me Shullazin, në 2015 i shpëtoi atentatit te ‘Rruga e Kavajës’

Dy të rinj u arrestuan pas një operacioni antidrogë ku u kap 1 kg kokainë. Në pranga ra edhe Klajdi Serjani, nipi i Pajtim Serjani.

Ky i fundit është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014.

Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017 policia i sekuestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.