Operacion antidrogë në Tiranë, 19 në pranga, 5 në kërkim! Mes tyre i akuzuari për vrasje në Greqi, njihej me 3 emra! Sekuestrohen 1.2 kg kokainë e qindra doza heroine (EMRAT)

Tirane- Forcat e Antidrogës së Tiranës ekzekutuan sot fazën e dytë të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3’ duke arrestuar 19 person si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli në një deklaratë për median për të bërë publike rezultatet e hetimit tre mujor kryer me metoda speciale falë të cilit është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate. 

Mes të arrestuarve është Armando Xheladini, alias Jetnor Cinallari, alias, Armando Tarushllari i arrestuar në maj të këtij viti për vrasje me dashje për një vrasje të ndodhur në Greqi. Ai u arrestua së bashku me Gëzim Latjen për vrasjen e 25-vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008. Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema siguroi foton e 52 vjeçarit banues në Tiranë i cili ndodhet prapa hekurave prej majit 2024. 

"Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.  Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.' tha sit Vocaj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1.2 kg kokainë si dhe qindra doza heroinë e kanabis.

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema zbardhi emrat e të arrestuarve, mes tyre janë dhe 2 vajza. Ndaj tyre Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë policia ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit. 

Të arrestuarit në kuadër të Operacionit Tempulli
 1- Armando Xheladini 52 vjeç
 2- Kevi Hida, 26 vjeç
 3- Durim Kurti, 39 vjeç
 4- Orterio Vila, 21 vjeç
 5- Hamza Firi, 20 vjeç
 6- Florjan Gjuta, 32 vjeç
 7- Vasjan Xhaferllari, 42 vjeç
 8- Osman Idrizi, 62 vjeç
 9- Ledio Koçi, 26 vjeç
10- Mariglen Kushe, 32 vjeç
11- Kevin Hoxha,  24 vjeç
12- Rezart Maqellara, 25 vjeç, me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
13- Matias Selmani, 18 vjeç
14- Ramazan Shima, 33 vjeç
15- Denis Guci, 21 vjeç
16- Rudina Dajlani (Sopoti),  52 vjeçe,
17- Elvira Bushaj, 37 vjeçe
18- Ardi Shehu, 33 vjeç,
19- Brisea Kallushi 34 vjeçe earrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve

Një pjesë e të arrestuarve, mund të kenë lidhje edhe me të tjerë, tashmë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 1 dhe 2”, por që në këtë drejtim blutë po punojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë të përfshirë. Celularët e sekuestruar gjatë aksionit policor pritet të hedhin dritë në të tjera detaje për policinë

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 
- qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
- 12 celularë; 
- 5 automjete;
- shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Hetimet për dy procedimet e fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3” u kryen nga prokurorët e Tiranës, Drini Pali dhe Adriano Dyrmishi, ndërsa u drejtuan nga  kreu i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Cela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Kush është Armando Xheladini, 52 vjeçari me 3 emra, 16 vite më parë akuzohet se vrau një shqiptar në Athinë

1720784501_armandoxheladini.jpg

Foto: Armando Xheladini

Një nga personat ndaj të cilit është firmosur 'arrest me burg' në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 3’ Ishte dhe Armando Xheladini. Gazetari Sokol Dema siguroi foton e tij.

52 vjeçari i njohur me dhe me 2 emra të tjerë, si Armando Tarushllari e Jetnor Cinellari u arrestua në maj policia e Koçës në bashkëpunim me autoritetet greke pasi akuzohet për vrasjen me dashje të 25 -vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008.

Atëherë mbeti i vrarë Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Në maj me urdhër të prokurorisë së Korcës u ndalua Gëzim Latja banues në Elbasan dhe të Armando Tarushllari, banues në Tiranë.

Gëzim Latja, 41 vjeç dhe Armando Tarushllari (Jetnor Cinellari) 52 vjeç, janë arrestuar nga policia e Koçës në bashkëpunim me autoritetet greke si bashkëautorë të vrasjes së 25-vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2024 01:12

    U arrestua ne Maj per vrasje dhe ne Korrik livadhis i lire! A e keni marre infon.e sakte qe eshte arrestuar per vrasje njeriu,se nga lirimi pas dy muajsh duket sikur ka vrare pa dashje nje pule,jo njeri ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen