TIRANË- Një operacion anti-drogë është duke u zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë.
Nga sa raportohet deri më tani bëhet fjalë për vënien në pranga të shpërndarësve të drogës në doza. 5 persona janë shoqëruar, teksa dyshohet edhe për gjobëvënie.
Këto janë informacionet e para që raportohen për këtë operacion, teksa priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim.