TIRANË- 2 persona janë vënë në pranga nga policia e tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë, ndërkohë janë sekuestruar 2 kg kokainë. Përmes njoftimit zyrtar policia konfirmoi se janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë operacionit ‘furnizuesit’ Izmir Bahiti dhe Nertil Dalipi.
Të dy personave të ndaluar në rrugën ‘Mikel Maruli’ u është është gjetur sasia e kokainës. Në operacionin e drejtuar nga prokuroria e tiranës është përfshirë forca e posacme operacionale. Ndërkohë dy të ndaluarve u janë sekuestruar edhe 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare nbë cilësinë e provës materiale.
"Tiranë/Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Finalizohet operacioni i koduar "Furnizuesit", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Furnizuesit". Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H. Në rrugën "Mikel Maruli", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.", thuhet në njoftim!
Ahahah dhe 1200 lek te vjetra
Përgjigju