KRUJË- Gjatë operacionit me 50 policë dhe 2 dronë  janë arrestuar në flagrancë 3 persona për kultivim kanabisi.

Të arrestuarit janë B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, pasi në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.