Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis! VIDEO nga aksioni i RENEA-s nga toka dhe ajri

SHKODËR- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar 12 831 bimë narkotike cannabis sativa. Forca të shumta efektivësh u angazhuan në operacion, po ashtu edhe FNSH dhe RENEA, të cilët kanë bërë ndërhyrje edhe nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Konkretisht, 500 efektivë të policisë dhe FNSH dhe 50 forca RENEA u angazhuan duke goditur mijëra rrënjë kanabis, në zonat e thella në malësinë e Shkodrës. Autorët e kultivimit të bimëve narkotike janë ende të paidentifikuar.

Policia ka ndarë edhe videon e operacionit nga toka dhe ajri, ku duken edhe forcat RENEA që zbresin nga helikopteri ushtarak dhe efektivët që ndërhyrjnë nga toka, të veshur me jelekë antiplumbë dhe snajper.

Në fshatin Palaj u asgjësuan 2220 bimë narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit u asgjësuan 10 611 bimë narkotike.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin duke thënë se janë asgjësuar mijëra bimë narkotike.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, shkruan Balla.  

Ministri ka dhënë edhe disa shifra, ku thotë se deri më tani, në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike, janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Si edhe janë vënë në hetim për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:12
Operacion anti-kanabis në Shkodër, policia: U asgjësuan 12 831 bimë narkotike, autorët e paidentifikuar

 

Policia e Shkodrës ka reaguar për operacionin anti-kanabis që është zhvilluar në disa zona malore. Policia thotë se janë asgjësuar 12 831 bimë narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion, nga ajri u angazhuan 50 efektivë të repartit “RENEA” dhe nga toka, 500 efektivë të DVP Shkodër, të komisariateve në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier.

“Shkodër/Megaoperacion nga ajri dhe nga toka, për asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në zona të thella malore të qarkut Shkodër.

Finalizohet në kushte të vështira terreni dhe në shkallë të lartë rrezikshmërie për jetën e punonjësve të Policisë, megaoperacioni policor i koduar “Fly”.

Asgjësohen në total, nëpërmjet djegies, 12 831 bimë narkotike cannabis sativa.

Megaoperacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA” dhe me FNSH-të Tiranë dhe Fier.

Në këtë megaoperacion, nga ajri u angazhuan 50 efektivë të repartit “RENEA” dhe nga toka, 500 efektivë të DVP Shkodër, të komisariateve në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

-Gjatë megaoperacionit, nga ajri, morën pjesë efektivët e repartit “RENEA”dhe grupe hetimore. Efektivët e RENEA-s, me anë të helikopterit, mundën të mbërrinin në vende të ndryshme, në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Nga këto zona, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike cannabis sativa. 

-Në vijim, gjatë këtij megaoperacioni, nga toka, shërbimet e DVP Shkodër, të komisariateve të Policisë në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier, nga terrene të vështira malore në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit, asgjësuan 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara gjatë megaperacionit “Fly”, njofton policia.

Ora 09:58
RENEA në aksion, VIDEO nga operacioni anti-kanabis në Shkodër! Ndërhyrje nga toka dhe ajri


Këto janë pamjet e një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Shkodër. Forcat RENA kanë ndërhyrë nga ajri dhe nga toka për asgjësimin e bimëve narkotikë në zonat malore të Shkodrës. Ka qenë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla që ka ndarë video nga operacioni.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taulant balla: 07/09/2023 12:56

    jane tonet cunat

    Përgjigju
    • Capi: 07/09/2023 14:12

      Ky i RENEAs duket si ata topografet qe bejne matje ne rruge. Ata vendosin kembalecat ne mes te rruges.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit