Operacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen 10 536 bimë narkotike! Droni ‘kap’ parcelat me drogë, disa të identifikuar dhe në hetim (VIDEO)

SHKODËR- Një operacion anti-kanabis i shtrirë në territorin e qarkut të Shkodrës ka çuar në zbulimin e 5 parcelave me kanabis, ndërsa në total janë gjetur dhe asgjësuar 10 536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi. Kontrollet janë ushtruar në zonat e pyllëzuara të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës.

170 punonjës policie u angazhuan në total për kontrollin e këtyre zonave, ndërsa janë përdorur edhe 6 dronë të cilësisë së lartë, që kanë ndihmuar në fiksimin e imazheve për të zbuluar parcelat me drogë.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë. Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi.

"Për kontrollet e territorit u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 10 536 bimë dhe 728 fidanë cannabisi", njofton policia. 

Policia nuk ka mundur që të arrestojë asnjë prej kultivuesve, por thotë se ka gjetur prova që kanë çuar në identifikimin e tyre dhe po punohet për kapjen. Po ashtu ka edhe persona të vënë në hetim. 

"Gjatë kësaj faze të megaoperacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale", njofton policia. 

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndërsa shkruan se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është prioritet.

“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një territor të pastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVPShkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”, shkruan Balla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë