DURRËS-Policia greke ka zbuluar dy konteinerë që dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri. Në një operacion të përbashkët, pala greke ka informuar atë shqiptare, që dy kontenierë brenda së cilëve është gjetur 45 kg e 801 gr kokainë, kanë dalë nga dogana dhe janë nisur drejt Durrësit, ku i ka kërkuar që ta mbanin gjatë gjithë kohës në kontroll, por të lejonin lëvizjen e tyre lirshëm, për të zbuluar se në duart e kujt do të shkonte kjo sasi droge.
Referuar CNN grek, në datën 14 shtator 2019 dy kontenierët kanë lënë doganën greke dhe kanë mbërritur në Durrës në datën 17 shtator. Prej një jave, ai ka qenë në vëzhgim nga autoritetet shqiptare, ku në datën 20 shtator, pra vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, referuar po mediave greke i janë afruar kontenierit 3 persona, nga ku një është arrestuar dhe dy të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Megjithatë lidhur me këtë detaj, ka disa paqartësi. Nga ana tjetër, burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se rreth orës 4:00- 4:30 të mëngjesit të 20 shtatorit janë ndaluar 3 punonjës të sigurisë së portit, njëri prej tyre shef i turnit që merrej me kontrollin e kalimit të ngarkesave. Për tre punonjësit burimet shprehen se akuzohen që nuk kanë vepruar duke mos ushtruar kontrollin e saktë ose e kanë lënë qëllimisht, megjithatë vijojnë hetimet, ku pritet të mësohet nëse janë tre personat që flasin mediat greke dhe nëse kanë lidhje me sasinë e drogës.
Kontenieri është nisur nga Ekuadori, i ngarkuar me banane, më pas është ndalur në Portin e Pireut për të mbërritur në Durrës. Operacioni do të finalizohet nesër ku dhe do të hapen dy konteinerët.
Shkrimi në CNN grek
Shqiptarja.com ka siguruar foton e kontenierit ku dyshohet se është ngarkuar një sasi droge, e shkrepur në portin e Pireut, Greqi. Ky kontenier është në vëzhgim prej mëse një jave nga autoritetet shqiptare, ku nesër do të finalizohet operacioni dhe do të hapet. Gjithçka ka qenë një operacion i përbashkët mes policisë greke dhe shqiptare, për të mësuar se kujt i përket kjo sasi, ku CNN grek flet për 45 kg e 801 gr kokainë.
si eshte emri qe u arestua?
PërgjigjuSajmir tahiri Arben xhafa dhe Olsi rama