ELBASAN- Policia e Elbasanit po zhvillon një operacion blic në qytetin e Elbasanit. Policia po ushtron kontrolle të befasishme qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kontrolle po bëhen edhe për makinat që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo shoferë që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.