Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se pr.ligji për Sponsorizimet dhe Donacionet që po shqyrtohet në Kuvend ka në fokus rritjen e mbështetjes për sportin, artin e kulturën.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se qëllimi është që në fund arti, sporti e kultura të krijojnë ekonominë e tyre.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha gjithashtu se ekipi i Partizanit ka qenë më i ‘masakruari’ gjatë këtyre viteve, për arsye sipas tij ideologjike dhe korruptive.
“Nëse një vit më parë fokusi ishte vetëm te sporti, kjo skemë e prezantuar këtë vit ka edhe artin, edhe librin, edhe kulturën brenda. Nga ajo që dëgjova nga një prej diskutantëve, i bie të ndihemi fajtor pse nuk kemi përfshirë edhe të tjerë subjekte që duhet të kenë apo të hyjnë në një marrëdhënie të ligjshme me sipërmarrjen private. Fokusi ka qenë te sporti, arti, kultura dhe libri, për të ndërtuar për to një instrument të rëndësishëm financiar, që në fund fare krijon edhe ekonominë e tyre. Deri më sot, sporti nuk është ekonomi dhe nuk ka ekonomi. Ka vetëm dëshirën e mirë të një grupi sipërmarrësish që prej vitesh kanë financiar ekipe sportive të ndryshme. Nëse ka një ekip futbolli apo shumësportësh që është masakruar gjatë këtyre 30 viteve, është Partizani, për arsye ideologjike dhe arsye korruptive”, tha mes të tjerash Braçe.
Lajmi kryesor:
Pr.ligji për Sponsorizimet/ Balla: Prioritet do të jetë sporti, 33 milionë euro për këtë nismë! Tabaku: Duhej bërë me kohë, por duket keqdashësi që është lënë jashtë shoqëria civile (VIDEO)









