Mbi 137 efektivë policie nga Tiranë kanë zhvilluar një operacion blic në paraburgimin e Vlorës. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se për më shumë se një orë janë zhvilluar kontrolle në qelitë e të burgosurve. Ende nuk dihen arsyet zyrtare të këtij operacioni të papritur por burime pë Report bëjnë me dije se është inspektuar për sende të jashtëligjshme.
Efektivët të vendosur në 25 furgonë policie kanë ushtruar kontrolle për telefonë dhe sende.
Ndërkohë që mësohet se ky operacion i policisë është bërë edhe në disa paraburgime në qytete të ndryshme.
Eshte aksion per te fshehur thelbin e gjerave qe ndodhin ne Lushnje. Edhe sondazhi juaj i sherben te njejtit qellim. Bravo
Përgjigju