FOTO/ Operacion i Europol, arrestohen 22 trafikantë armësh zjarri në të gjithë Evropën

FOTO/ Operacion i Europol, arrestohen 22 trafikantë armësh zjarri në të gjithë Evropën

Armët e sekustruara

Në një operacion të udhëhequr nga Rumania dhe Bullgaria, forcat e zbatimit të ligjit nga gjithsej 31 vende kanë vënë në shënjestër individë të dyshuar për blerje armësh nga trafikantët e armëve të zjarrit.

Shumica e armëve të sekuestruara ishin modele të prodhuara në Turqi, përpara një ndryshimi në legjislacionin kombëtar në lidhje me prodhimin e tyre. Këto armë ishin importuar në BE dhe ishin ofruar ligjërisht për shitje në Bullgari dhe shtete të tjera anëtare. Megjithatë, pasi shiteshin, ato shpesh trafikoheshin përtej kufijve në vende të tjera brenda ose jashtë BE-së. Ky proces konvertimi përfshin modifikimin e armëve për t'i bërë ato të afta të gjuajnë me municion të vërtetë, gjë që është e paligjshme. Pas konvertimit, armët shpërndahen nëpërmjet trafikimit të paligjshëm, duke kontribuar në përhapjen e armëve të zjarrit.

Rezultatet operacionale

143 kontrolle në shtëpi

22 arrestime

Sekuestrohen 129 armë zjarri

Sekuestrohen 1 492 armë që modifikoheshin në armë të vërteta

Sekuestrohen 24 735 fishekë

Sekuestrohen 6 granata dore, 276 kilogram dinamit, 299 detonatorë dhe mbi 21 kilogramë pluhur armësh.

Ky operacion, i njohur si Conversus, u drejtua nga Policia Kombëtare Rumune (Poliția Română) në kuadër të Platformës Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT). Ai kulmoi në një javë veprimi të koordinuar nga Europoli midis 20-24 shkurt 2023, ku përfshiheshin forcat e zbatimit të ligjit nga 31 vende, së bashku me Eurojust-in dhe Komisionin Evropian.

Aktiviteti EMPACT në lidhje me armët e zjarrit të paligjshme synon të krijojë një pamje inteligjente të situatës së armëve të konvertueshme në BE. Kjo u mundëson shteteve anëtare të marrin masa operacionale kundër personave që blejnë, konvertojnë ose trafikojnë në mënyrë të paligjshme.

Policia Kombëtare Rumune, së bashku me vendet e tjera pjesëmarrëse, mblodhi të dhëna për trafikantët e dyshuar të armëve. Në të njëjtën kohë, aktivitetet e mbledhjes së të dhënave janë kryer në disa shtete anëtare, ku këto lloj armësh mund të blihen ligjërisht pa autorizim paraprak.

Europol analizoi të dhënat e mbledhura dhe hartoi paketa të inteligjencës për të informuar vendet mbi objektivat dhe shitjet e armëve.

Në këtë aksion të koordinuar morën pjesë vendet e mëposhtme: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanja, Suedia, Shqipëria, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg