Një operacion i madh kundër trafikut të drogës e armëve po zhvillohet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Deri tani sipas mediave italiane janë lëshuar 25 urdhër-arreste, të cilët dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar me qëllim trafikun e drogës e trafik armësh.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e 25 të dyshuarve, pjesa me e madhe e të cilëve janë nga Italia.
Gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar po ashtu dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.
Megaoperacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge, po drejtohet nga kryeprokurori i Antimafias së Catanzaro Nicola Grattteri, i kordinuar nga Eurojust dhe me mbështetjen e Europolit.
Hetimet kanë nisur që nga viti 2020 në kujdesin e Ekipit të Përbashkët Hetimor të përbërë nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare, policia gjermane, ajo e Belgjikës, Eurojust dhe Europol.
Organizata e dedikuar për trafikun e drogës dhe armëve, e shkatërruar tashme, me një bazë operacionale në provincën e Kozencës, me degë në Gjermani, merrej me importimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe hashashit.
Arrestimet u kryen në Kalabri, Gjermani dhe Spanjë me ndihmën e mbi 200 hetuesve dhe ndihmën e njësive të Antiterrorizmit, njësisë kundër trafikut të drogës dhe forcave ajrore të Guardia di Finanza. Në Belgjikë autoriteti gjyqësor urdhëroi arrestimin e 9 personave.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
66.9%
-
Vata i BF
23.4%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 320
Lajme të tjera
-
Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
22 Shtator, 18:47
-
Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G
22 Shtator, 17:52
-
Zjarr masiv në Siçili/ Banorët vendosin maska dhe hipin mbi çati, evakuohen 20 familje
22 Shtator, 17:20
-
Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G
22 Shtator, 08:57
-
Itali/ I burgosuri ikën nga spitali, në përpjekje për ta ndaluar oficeri rrëzohet nga dritarja dhe përfundon në koma
21 Shtator, 19:21
-
FOTO/ Një parajsë buzë liqenit të Komos, zbulohet hoteli më i mirë në botë
21 Shtator, 17:33
-
Rupert Murdoch jep dorëheqjen si president i Fox and News Corp
21 Shtator, 16:11
-
Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit
21 Shtator, 13:05
-
Itali/ I mori jetën me një kaçavidë bashkëkombësit të tij, 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve! Nuk pranon të tregojë motivet
21 Shtator, 12:25
-
Meloni 'e prerë' për çështjen e emigracionit : Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të Evropës
20 Shtator, 11:51
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre gra e burra shqiptarë! 17 në kërkim (Emra-Video)
19 Shtator, 19:56
-
Itali/ Po transportonte një ekskavator, me shenja në kokë, gjendet i pajetë në anë të rrugës 43-vjeçari shqiptar
19 Shtator, 19:18