Pacienti u ka shpjeguar mjekëve se e kishte pasur të domosdoshëm konsumimin e metalit, prandaj ka gëlltitur 40 thikat.
Jatinder Malhotra, mjeku që ka udhëhequr operacionin e ndërlikuar është shprehur se ekipit të kirurgëve u janë dashur dy ditë për të planifikuar ndërhyrjen e vështirë.
Mjeku ka treguar thikat e nxjerra nga barku i 42-vjeçarit. Bëhej fjalë për dhjetëra thika të vogla të palosura apo të hapura, ku disa prej tyre kishin filluar të ndryshkeshin.
Pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por mbahet akoma në spital pasi do t'i bëhet një vlerësim i gjendjes psikologjike. Ai është këshilluar që në rast se do ketë sërish nevojë për metal të provonte të hante spinaq.