Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze

Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze

Foto nga operacioni i zhvilluar

Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shumë shtete të Europës për goditjen e grupit italian mafioz “Ndrangheta”. Sipas Europol-it dhe autoriteteve policore italiane, anëtarët e arrestuar të organizatës mafioze dyshohet të jenë përfshirë në trafik armësh, trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

Operacioni për goditjen e organizatës kriminale “Ndrangheta” ishte pjesë e një hetimi të gjerë në disa shtete europiane, Itali, Gjermani, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Slloveni dhe Rumani, si dhe në Brazil e Panama, njoftoi agjencia europiane për zbatimin e ligjit, Europol, përmes një deklarate.

Policia italiane tha se 108 persona u arrestuan në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Europian me urdhër të policisë të qytetit jugor të Rexho Kalabrias.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet çuan në arrestimin e 15 personave në Belgjikë dhe 24 të tjerëvë në Gjermani, ndërsa 53 persona të tjerë u ndaluan në Italinë e Veriut.

Zyrtarët belgë thanë se operacioni policor u krye në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Belgjikës, ndoshta më i madhi i kryer deri tani kundër mafies kalabreze.

Zëdhënësi i prokurorisë federale belge tha se ky mund të jetë operacioni më i madh i kryer ndonjëherë në Evropë për të goditur mafien kalabreze; 1000 policë u angazhuan në bastisjet e kryera në Gjermani dhe 1400 të tjerë në ndërhyrjet policore në Itali.

“Në kuadër të këtij operacioni të drejtuar nga Prokuroria Federale e Belgjikës, mëngjesin e sotëm policia bëri 150 kontrolle në 8 shtete evropiane. Në vendin tonë u ndaluan dhe u morën në pyetje 13 persona. Secili prej të arrestuarve dyshohet se është anëtar i organizatës mafioze italiane “Ndrangheta”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale të Belgjikës

"Ata dyshohen për një sërë krimesh në Belgjikë si pjesëmarrje në trafikun e drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore dhe pastrimin e fitimeve të trafikut të drogës përmes kompanive të ndryshme ligjore. Pra, ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis parave të fituara nga droga dhe ekonomisë reale”.

Në Gjermani, policia njoftoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale, si pastrim parash, mashtrim dhe trafik droge.

“Përftimet nga trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe tregtisë së armëve janë të mëdha. Kemi të bëjmë me para të pista, të cilat pastrohen përmes bizneseve të vogla apo restoranteve”, tha Ludwig Waldinger zëdhënës, policia e Bavarisë.

Sipas policisë së shtetit në Bavari, këto arrestime u kryen pas një hetimi 3-vjeçar të koduar “Operacioni Eureka”. Hetuesit italianë dhe belgë dyshojnë se grupi kriminal ka trafikuar afro 25 tonë kokainë midis muajve tetor 2019- janar 2022 dhe ka pastruar rreth 22 milionë euro ( 24,2 milionë dollarë amerikanë) në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, si të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Ndërkohë, sipas deklaratës së Europol-it, aktiviteti kriminal i grupit “Ndrangheta” ishte përqëndruar kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

Grupi 'Ndrangheta ishte i përfshirë në trafikimin e armëve nga Pakistani në Amerikën e Jugut, duke furnizuar grupin kriminal brazilian PCC (Primeiro Comando da Capital) në këmbim të dërgesave të kokainës, shtoi Europol-i.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ia ka kaluar Cosa Nostra-s, si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë. VOA


Lajmi kryesor:

Goditet Ndrangheta në Itali, 108 të arrestuar! Një nga bandat furnizohej me kokainë nga shqiptari Eldi Dizdari, i arratisur në Dubai


B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja