ITALI- Një operacion antidroge mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është finalizuar mëngjesin e kësaj të diele me vënien në pranga të 17 personave.
Sipas medieve italiane arrestimet janë bërë në Sardenja, Emilia-Romagna, por edhe në vendin tonë. 6 persona u arrestuan që në mëngjes ndërsa të tjerët gjatë ditës në vijim të operacionit ''Rruga e detit''. Dy të tjerë janë të shpallur në kërkim dhe dyshohet se janë larguar nga Italia.
Bashkë me arrestimet Policia italiane konfiskoi 10 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë. Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge. Mësohet se hetimet për grupin kriminal i cili trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishulli të Sardenjës kanë filluar që në vitin 2016.
Pikërisht në sheshin Olibia në Kosta Smeralda u pikasën shqiptarë dhe italianë të cilët shpërndanin drogë të llojeve kanabis, heroinë dhe kokainë. Në 30 dhjetor u arrestuan dy pjestarët e parë, shqiptarë të cilët u kapën me 2 kg kokainë të pastër. Në vitin 2017 u arrestua një 25- vjeçar dhe katër italianë më një kilogram kokainë.
Por dyshohet se organizatori i këtij grupi kriminal është një shqiptar me vendbanim jashtë Italisë.