SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

 SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Inceneratori i Tiranës

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Shqiptarja.com ka mësuar nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie.

Një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.

Operacioni lidhet me kompani guaska të lidhura me inceneratorin e Tiranës.

SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik. Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.

Kujtojmë që më datë 12 qershor me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.

Reagon SPAK

Ndwrkohw me njw deklaratw mëngjesin e sotwm (26 qershor) SPAK pretendon se nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës.

“Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë. Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në reagimin e SPAK.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish, opozita pa ide! Vazhdon si talebanët me djegie gomash dhe molotov

Veliaj takim me socialistët e Rrogozhinës: Do të fitojmë sërish, opozita pa ide! Vazhdon si talebanët me djegie gomash dhe molotov