Forcat e Armatosura do të zhvillojnë operacion për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit ditën e nesërme. Sipas komandës së Forcës Detare operacioni do të zhvillohet ditën e nesërme nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00.
Të gjitha mjetet lundruese e kanë të ndaluar të lundrojnë apo të jenë prezente gjatë kryerjes së operacionit dhe duhet të jenë në një distancë 2 milje detare rreth ishullit gjatë orarit të caktuar.