Gjatë operacioneve anti-kanabis në të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për kultivim dhe shpërndaje drogë në qytete të ndryshme të vendin.
4 persona janë arrestuar në Dibër, pasi hetimeve 3 mujore, pasi akuzohet se shpërndanin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Dibrës. Të rinjtë janë arrestuar në një lokal, ku u kapen me doza kokainë dhe 500 dosa kanabisi me vete, që i kishin bërë gati për t’i shitur në Dibër.
Policia zhvilloi operacionin e koduar "Eklipsi", duke vënë në pranga Diamont Kapxhiu, 21 vjeç, Erlind Nura, 24 vjeç, Ernal Shulku, 40 vjeç dhe Kleo Kaleshi, 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi. Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi Tajson Tafa, 23 vjeç. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.
Operacionet anti-kanabis janë shtrirë edhe në Gjirokastër, ku në pranga janë vënë 2 persona, pasi akuzohen se mbollën një parcelë kanabis në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël. Zbulimi i parcelës u bë më dron, ndërsa policia vuri në pranga Rigert Çelo, 35 vjeç dhe Kasem Miho, 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të kanabisit.
Edhe në Pogradec është arrestuar një person me precedentë të mëparshëm penal pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në lokalet e natës. Në pranga përfundoi Lorenco Prishtina, i cili u kap me 24 gr kanabis dhe 7 gr kokaine.
Në Fier janë arrestuar 2 persona, M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, pasi janë kapur nga në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe kanabisi.
Ndërsa në Krujë është shpallur në kërkim një 52-vjeçar B.V., pasi kishte kultivuar kanabis në fshatin Arrameras në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
Një person është arrestuar në Vlorë, pasi u kap në banesën e tij me 6 kg kanabis. Në pranga përfundoi Leonidha Papa, 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar pasi tentuan që përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, të kalonin një sasi lënde narkotike. Dy personat sapo janë pikasur nga policia në afërsi të vendit të quajtur "Lugina e vogël" në fshatin Kapshticë, Devoll dhe iu është bërë thirrje që të ndaloni, u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dhe dy pako me peshë 5. 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në kuadër të hetimit të këtij operacioni, policia arrestoi transportuesin e drogës nga Tirana drejt kufirit të gjelbër dhe dy trafikantëve që u larguan. Në pranga ra 48-vjeçari Festim Qazolli, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ka transportuar me mjetin tip "Benz", nga Tirana në drejtim të "Luginës së vogël" këta dy shtetas së bashku me lëndën narkotike, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.