Një person është arrestuar në Vlorë, pasi u kap në banesën e tij me 6 kg kanabis. Në pranga përfundoi Leonidha Papa, 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lajmi kryesor:
Operacionet anti-drogë në vend/ Shpërndanin kokainë dhe kanabis në lokalet e Dibrës dhe Fierit si dhe mbollën parcela droge në Krujë e Gjirokastër! Gjithsej 11 të arrestuar, 2 në kërkim








