Operacione anti-kanabis, asgjësohen 3095 rrënjë kanabis në Krujë, Kurbin, Mirditë e Shkodër! 8 në kërkim! 210 efektivë në terren, kërkime me dron (VIDEO)

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në vendin tonë, kryesisht në zonat veriore, ku janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht janë ushtruar kontrolle në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër. Si rezultat i këtij operacioni janë asgjësohen 3095 rrënjë kanabis, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona.

Konkretisht, gjatë kontrollit në Krujë në territorin e fshatit Bruz Zall, Njësia Administrative Cudhi, Krujë u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Në Lezhë gjatë kontrollit në zonën e quajtur "Bjeshkët e Kaçinarit" në Njësinë Administrative Kaçinar në Mirditë u asgjësuan 500 bimë dhe 1600 fidanë të kultivuar në kubikë, të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 241 bimë të dyshuara cannabis sativa në fshatin Kuqna të njësisë administrative Milot, si dhe 16 bimë të tjera të dyshuara cannabis sativa në fshatin Zhejë të njësisë administrative Mamurras.

Gjatë kontrollit në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Shosh, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Në Vaun e Dejes, në fshatin Dush u asgjësuan 200 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Po në Vaun e Dejës, në fshatin Vig, janë gjetur dhe asgjësuar 58 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në operacion janë përfishrë 210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe grupe të Fnsh-së. Gjithashtu janë përdorur 12 dronë të Policisë për kontrollin e zonave të thella malore e ato me terren të vështirë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!