Operacionet anti-terrorizëm në Turqi
numri i të arrestuarve arrin në 1 302

Në një deklaratë për mediat të Zyrës së Koordinimit të Kryeministrisë së Turqisë thuhet se numëri i të arrestuarve të dyshuar për terrorizëm deri më tani ka arrıtur në 1 mijë e 302 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se operacionet ndaj organizatave terroriste si DAESH, PKK dhe DHKP-C të cilat synojnë prishjen e qetësisë publike dhe organizojnë sulme ndaj policisë dhe ushtrisë turke, janë duke vazhduar brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kontekst në operacionet e zhvilluara gjatë natës së mbrëmshme ushtria turke ka goditur 6 objektiva brenda të cilëve ishin qendra strehimi, depo armatimesh dhe logjisitke, etj, si dhe që i përkasin organizatës terroriste PKK kryesisht në veri të Irakut.

Ndërkohë në operacionet e organizuar në 39 qytete të ndryshme të Turqisë nga policia dhe xhandarmëria e këtij vendi deri më tani janë arrestuar 1 mijë e 302 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me organizata të ndryshme kriminale dhe terroriste si DAESH, PKK dhe DHKP-C.

Në deklaratë thuhet gjithashtu që për një pjesë ka mbaruar procesi i marrjes në pyetje dhe hetimi, ndërsa për një pjesë tjetër ky proces është në vazhdim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A