TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara nga policia e Shtetit me qëllim kapjen e personave me precedentë penalë, ku spikatin dy operacione, një për kapjen e Klement Balilit si edhe operacioni për arrestimin e Lul Berishës. Në një status në Twitter, Rama shkruan se lufta kundër krimit do të ashpërsohet, dhe se ky vend do të bëhet i pajetueshëm për kriminelët. Rama i ka kthyer një përgjigjie edhe opozitës. Ai thotë se ata që bëjnë politikë me krimin, në raste si ky i sotme, janë të dëshpëruar.

Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Rama reagoi më herët edhe për arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Cuko. Shefi i qeverisë shprehu keqardhjen për arrestimin e ish-deputetit të PS, por shton se është në krah të drejtësisë, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë.