Vijon aksioni i asgjësimit të lëndeve narkotike në vend, këtë herë policia e Lezhës ka shkatërruar 6780 bimë. Në sajë të operacionit të koduar ‘’WEED’’ përveç drogës janë sekuestruar 2 armë zjarri, 16 fishekë të saj dhe 20 fishekë arme gjahu.
Në vendin Fushë Milot, policia ka shkatërruar 3000 bimë që varionin nga 30-50 lartësi të kultivuara në dy parcela. Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Zenel Lika, banues në Kurbin teksa ishte duke kultuvuar bimët, ndërkohë që i ka sekuestruar edhe një armë zjarri.
Në vijim të operacionit në afërsi me këto dy parcela, në një ullishte janë gjetur dhe bime narkotike te vendosura në kubikë të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri me 16 fishekë arme zjarri 20 fishekë arme gjahu 520 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Nga hetimet rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të Halit Selmani , banues në Kurbin, i cili u shpall në kërkim. Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Veles në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë narkotike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com