VLORË- Tre persona në pranga dhe 4 të tjerë nën hetim. Ky është bilanci i operacionit antidrogë të ndërmarrë më 11 tetor, në fshatin Bishan të Vlorës.

Rreth 5 mijë bime kanabisi të kultivuara në një parcelë me misër në fshatin Bishan u zbuluan nga policia në një operacion që Report Tv e ndoqi duke sjellë pamje ekskluzive.

Policia thotë se në afërsi të parcelës, u zbulua edhe një magazinë e përshtatur për tharjen e kanabisit ku u sekuestruan 198 kilogramë lëndë narkotike, 2 kallashnikov, një çifte dhe municion luftarak.

Tre janë autorët e dyshuar që kultivionin drogën dhe e përgatisnin për shitje, të cilët u arrestuan, ndërsa kryeplaku i fshatit Bujar Hoxhaj,e 3 punonjës policie hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, si persona përgjegjës për kontrollin e zonës.  Tre policët gjithashtu janë pezulluar nga detyra.

Në pranga përfunduan Skënder Llanaj që kishte magazinën për tharjen e bimës, djali i tij 18 vjeçar, Danielo Llanaj dhe Durim Murataj që akuzohet se ka kultivuar mes misrit 4930 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me djegie.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjaku dhe një sasi fishekësh luftarak të fshehura në magazinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

1697096184_12112.jpg

Foto: Operacioni i zbulimit te parceles me kanabis