Operacioni anti-drogë në Kurbin, droga do të shkëmbehej në detin Adriatik! Gomonet me drogë u nisën dje nga laguna e Patoku, veliera nga Mali i Zi

Operacioni anti-drogë në Kurbin, droga do të shkëmbehej në detin Adriatik! Gomonet me drogë u nisën dje nga laguna e Patoku, veliera nga Mali i Zi

1692130371_finalprojekt.00124402.Still058.jpg

Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni antidrogë në qarkun e Lezhës, që po zhvillohet nga policia shqiptare dhe Guardia Di Finanza.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se gomonet me drogë janë nisur rreth orës 19:00 të një dite më parë (15 gusht), nga Patoku.

Veliera është me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut. Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, goditet grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës

Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës