Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që vepronin pranë shkollave në kryeqytet.

Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim në operacionin e Antidrogës së Tiranës të finalizuar një ditë më parë me 31 të arrestuar, dyshohet se vepronin përmes të paktën 8 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të shtrira në disa zona të Tiranës, përfshirë Laprakën, Brakën, Jordan Misjen, Selitën, Yzberishtin, Alliasin, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti.

Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona të dyshuar si shitës të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, kur njëri prej grupeve nuk kishte më lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera të rrjetit.

Aktiviteti i tyre u dokumentua përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, me fokus të veçantë te shitjet e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Në kuadër të hetimit, autoritetet kanë goditur edhe 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit, të cilët dyshohet se siguronin heroinën dhe kokainën për shpërndarje.

Një prej furnitorëve të identifikuar, është Ferit Xhani, alias 'Luzi', i njohur për policinë, me precedent penal për drogë dhe plagosje. Në një rol kryesor në rrjet rrjet vepronte edhe një ish-efektiv policie, Engrid Henaj, i përjashtuar nga policia për vjedhje. 

Që mos të binin në sy të policisë, shpërndarësit kamufloheshin me monopatina ose e dërgonin përmes taksive e shërbimeve 'delivery.' 7 persona janë arrestuar gjatë 4 muajve hetime, ndërsa në kërkim janë edhe 14 të tjerë.

Emrat e të arrestuarve
Genti Jaupi
Endrit Balla
Eduart Oleff
Bledar Kasa
Erlind Vlashi
Denis Shoti
Armando Koçi
Ernest Hamollari
Janaq Nakuçi
Shpëtim Çiçiku
Engrid Henaj
Enis Maliqaj
Franci Papajani
Klement Metallari
Ram Tafaj
Klajdi Malaj
Isuf Dine
Ferit Xhani
Bestar Malaj
Igli Avxhi
Arnold Lila
Sefer Allushi
Elton Tola
Arbias Prenga
Vilson Mete
Durim Matja
Eljado Prendaj
Armando Kuqi
Taulant Alstafa
Volf Ramadani
7 personat e arrestuar gjatë hetimeve
Ksainel Caka
Gezim Muhameti
Zhuljan Prenci
Erald Tafani
Darlin Shahinas
Donaldo Frate
Marin Tabaku

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë