'Audi' mbushur me kanabis, prangoset këshilltari i Vaut të Dejës dhe 3 shokët (EMRAT+VIDEO)

Policia e Shkodrës ka goditur një grup të trafikut të drogës duke arrestuar katër persona, ndërsa janë sekuestruar 100 kg kanabis. Njëri nga katër të arrestuarit, Dod Dodani është anëtar i Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës, i zgjedhur nga Aleanca Demokristiane.

Dodani bashkë me tre personat e tjerë u arrestuan në rrugën Lezhë-Shkodër, pas gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre "Audi" të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet droga e paketuar në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.

Gjithashtu në shtëpinë e Dodanit u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete "Audi" dhe "Merzedes" si dhe katër telefona celularë.

I arrestuari Dodo Dodani
 

Të arrestuarit janë;
Nardi Malaj, 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër
Dod Dodani, 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër
Jozef Ndoci, 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër
Aurel Tanushi, 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar