Operacioni, del sërish drogë nga
Lazarati, trafikantët qëllojnë policinë

Operacioni, del sërish drogë nga<br />Lazarati, trafikantët qëllojnë policinë
Nga Lazarati vazhdon të dalë kanabis sativa. Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës kanë mundur të bllokojnë rreth 250 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në një operacion të zhvilluar në malin e Sopotiti.
 
Gipas policisë droga e dalë nga fshati Lazarat do të trafikohej për në shtetin grek  nëpërmjet malit të Sopotit me kafshë.

Në pranga kanë përfunduar disa persona si autorë të trafikimit të lëndës narkotike.

Gjatë aksionit për kapjen e trafikantëve njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë,  por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është  sekuestruar edhe një arme zjarri automatik. Ndërkohë operacioni i policisë ende vazhdon.

Përplasja me armë
Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës kanë mundur të bllokojnë rreth 250 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në një operacion të zhvilluar në malin e Sopotit. Droga e dalë nga fshati Lazarat do të trafikohej për në shtetin grek nëpërmjet malit të Sopotit me kafshë. Në pranga kanë përfunduar disa persona si autorë të trafikimit të lëndës narkotike. Gjatë aksionit për kapjen e trafikantëve njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një arme zjarri automatik. Ndërkohë operacioni i policisë ende vazhdon.

Aksioni në Skodër
Policia ka bërë të ditur dje se bë Shkodër, ditën e sotme, ka lokalizuar 19 parcela me lëndë narkotike dhe ka asgjesuar në total 4180 rrënjë kanabis sativa. Policia raporton se në fshatin Kir janë asgjesuar 4 parcela me 630 rrënjë, në Plan 2 parcela me 200 rrënjë kanabis ndërsa në Kujë 10 parcela me 2700 rrënjë dhe është kofiskuar një pushkë. Po në rrethin e Shkodrës efektivët e Policisë kanë lokalizuar dhe asgjesuar 1 parcelë me 500 rrënjë kanabis në Prekal dhe 2 parcela me 150 rrënjë në Malësinë e Madhe.

Arrestimet në kufi
Në një operacion të Policisë Kufitare, bashkë me komisariatet e Sarandës dhe Delvinës, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 4 korrierëve që transportonin drogë. Ndalimi i tyre u krye në kufirin me Greqinë gjatë një operacioni të kryer nga efektivë policie të disa komisariateve për kontrollin e kufirit. 4 korrierët, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, po transportonin katër thasë të mbushur me kanabis sativa, që janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar