Operacioni i policisë, në 4 orë
bllokohen mbi 540 pika bastesh

Operacioni i policisë, në 4 orë<br />bllokohen mbi 540 pika bastesh
Prej orës 17:00 të ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektorët e Tatimeve dhe Lojërave të Fatit kanë nisur një operacion masiv kundër pikave të paligjshme të basteve. Në këtë operacion marrin pjesë 6 mijë forca policie të komisariateve si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme “Deri në orën 21:30 nga raportimet e bëra nga Drejtoritë e Policive në Qarqe rezultonte se ishin bllokuar dhe sekuestruar 540 subjekte që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit dhe basteve”.
 
Të gjitha subjektet e bllokuara do t’i nënshtrohen verifikimit të imtësishëm të dokumentacionit përkatës lidhur më licencat, detyrimet tatimore dhe zbatimin e rregullave të tjera ligjore mbi të cilat bazohet veprimtaria e tyre.

Ndërkaq, operacioni për kontrollin e pikave të basteve apo kazinove, i quajtur "Fund marrëzisë", po vijon në kryeqytet. Të gjitha subjektet e bllokuara do t’i nënshtrohen verifikimit të imtësishëm të dokumentacionit përkatës lidhur më licencat, detyrimet tatimore dhe zbatimin e rregullave të tjera ligjore mbi të cilat bazohet veprimtaria e tyre.

Ndërkaq Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar në disa pikat e bllokuara të lojërave të fatit të bllokuara në Qytetin Studenti në Tiranë.

Sipas raportive të gazetarit Arsen Rusta për “A1 Report”, këto kontrolle kanë një rëndësi të madhe edhe për sigurinë e jetës së qytetarëve, pasi në jo pak raste, këto pika bastesh apo kazino kanë qenë vatra ku ndodhin plagosje, vrasje apo edhe vjedhje.

Ja disa nga parregullsitë që janë evidentuar gjatë kontrolleve:
Nuk kanë licencen përkatëse
Nuk kanë paguar detyrimet tatimore
Nuk janë regjistuar në QKR
Nuk kanë leje për ushtrimin e aktivitetit
Nuk kanë deklaruar numrin e punonjësve

VIJOJNE OPERACIONET NE LUSHNJE DHE FIER
Pas kontrolleve të ushtruara në pikat e lojërave të basteve në Fier janë bllokuar 7 pika të paligjshme, dy në Lushnjë dhe një në Mallakastër.

KORCE, INSPEKTOHEN 132 PIKA,  BLLOKOHEN 57
Sipas të dhënave, vetëm në Korçë janë inspektuar deri më tani 132 pika bastesh, dhe janë sekuestruar 57 pika.

TIRANE, BLLOKOHEN 70 PIKA TE PALIGJSHME
Numri i pikave të bllokuara në Tiranë gjatë aksionit të zhvilluar deri më tani janë sekuestruar 70 pika të paligjshme bastesh. Ndërsa vetëm për zonën e Qyteti Studenti raportohen 150 pika të bllokuara.

ELBASAN, SEKUESTROHEN 3 PIKA BASTESH
Në Elbasan janë kontrolluar disa pika lojërash fati, dhe 11 prej tyre kanë rezultuar të paligjshme dhe janë bllokuar.

5 PIKA BASTESH TE BLLOKUARA NE BERAT
Në Berat janë sektuestruar deri më tani 5 pika të paligjshme bastesh.

LEZHE, BLLOKOHEN 10 PIKA TE PALIGJSHME BASTESH
Uniformat blu kanë nisur dhe po vijojnë aksionin edhe në qytetin e Lezhës. Deri më tani janë bllokuar 10 pika të paligjshme të lojërave të fatit.Krahas policisë në aksion morën pjesë edhe inspektorë tatimorë në përpjekje për zbulimin e lojërave të fatit që u janë shmangur detyrimeve tatimore. Të dhënat e policisë të Lezhës pohuan se për disa pika ka dyshime që kanë shmangur taksat me kohë, ndërsa për ato pika që nuk kanë zbatuar ligjin pritet të merren masa ndaj tyre.

VLORË, BLLOKOHEN 30 PIKA TË PALIGJSHME TË LOJËRAVE TË FATIT
Aksioni i ndërmarrë në 12 qarqet e vendit për goditjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit apo pikave të bastit, të cilët operojnë pa licencë apo në mënyrë ilegale, u shtri në një masë të gjerë edhe në qytetin e Vlorës. Ka qenë vetë drejtori i policisë së Vlorës Kastriot Skënderaj, i cili ka qenë në krye të këtij operacioni së bashku me mbi 100 forca policie të mbështetura edhe nga FNSH, si dhe nga Drejtoria e Tatimeve.

Aksioni u përqëndrua edhe në lagjet e Vlorës pasi disa lokale operonin edhe si pika basti, deri tani janë bllokuar 30 pika dhe janë shoqëruar pronarët e tyre. Gjithashtu edhe në zonën e Skelës, vijon operacionin pasi aty operojnë një numër i konsiderueshëm operatorësh lojëra fati.

Sipas informacioneve, aksioni i policisë do të vijojnë edhe në ditët e tjera, me qëllim goditjen e subjekteve që operojnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve