Operacioni i rrallë në Tiranë
Pacienti me aortë të re

Operacioni i rrallë në Tiranë<br />Pacienti me aortë të re
TIRANË - Për herë të parë në Shqipëri stafi i mjekëve të QSUT-së ka arritur të mbyllë me sukses një operacion shumë të rrallë në zemër, qe realizohet në pak spitale edhe në botë. Agim Kodra, 64 vjeç nga Durresi pas kryerjes se një skaneri iu bë i mundur përcaktimi i diagnozës: Diseksion i aortes ashendente dhe i harkut te aortes. Kjo do te thote çarje ose plasaritje e shtreses se brendeshme te aortes dhe rrezik i lartë çarje totale e aortës. Nëse në këto raste nuk ndërhyet që në momentin e parë, pacienti rrezikon të humbë edhe jetën.
Mjekët e shërbimit të Kardiokirurgjisë kanë shpjeguar mbi operacionin i cili zgjati 10 orë dhe gjatë punes që u bë ne harkun e aortës pacienti pati një periudhë prej 47 minutash pa qarkullim gjaku në Tru, temperatura e pacientit u ul në 20 grade gjatë kësaj procedure për të mbrojtur trurin. Pacienti u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bëra pas operacionit tregojnë funksion normal të zemres dhe të aortës.
“Vetëm 9 ditë më parë ne realizuam këtë ndërhyrje e quajtur “elefant rong” e cila është një procedurë që kërkon zëvendësimin e harkut të aortës së zemrës, arteeriet që furnozojnë trurin me gjak. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë e këtij lloji në vendin tonë, tek një pacient 64 vjeç, ku i zëvendësohet ajo pjesë e aortës me pjesë sintetike” ka pohuar shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti. Ndërkohë, kardiokirurgu Altin Veshti ka shpjeguar me anë të fotove te gjithe proceduren e kryer gjatë 10 orëve operacion.

VASILI: GATI APARATURAT PËR KARDIOKIRURGJINË
Operacioni, i cili ëhtë kryer për herë të parë në Shqipëri, që quhet Bental Operation me Elephant trunk i modifikuar, do të thotë zëvendësim i aortës ashendente dhe i harkut të aortës me një protezë vaskolare (tub prej materiali sintetik) dhe reimplantim i të tre arterieve që furnizojnë trurin me gjak tek kjo protezë vaskolare. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar gjatë ditës së sotme pacientin Kodra, Ai ka pohuar se institucioni që ai drejton do të mbështesë të tilla ndërhyrje. Nga ana tjetër ai ka garantuar mbështetje për këtë shërbim në aparatura duke bërë publike përfundimin e procedurave për blerjen e tyre.
“Pra, mendjet e krijuara më së miri edhe me një nivel shkencor të bashkuara edhe me teknologjinë e nivelit më të lartë bëhen së bashu dhe prodhojnë më së miri rezultate të tilla” ka theksuar Vasili. Sipas tij, ndërhyrje të tilla rrisin besimin e klasës mjekësore e cila nuk duhet të bëjë mbrapa e nuk duhet të ketë ndrojtje me atë që shkenca ofron përpara.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza